Personazh / 5 Prill 2021, 16:57

Vali, gjyshja që nisi të krijojë dhurata për mbesën tani po i shet në Instagram

Vali, gjyshja që nisi të krijojë dhurata për mbesën

Nga ANI JAUPAJ

Kundërshtitë mes brezave janë thuajse të njëjtat kudo, në çdo shtëpi. Valentina Erdini nuk e pati kaq të thjeshtë ekspozimin e punës, sa mendoi vajza e saj, Iva. Kësaj të fundit iu deshën disa ditë ta bindë për të bërë qoftë edhe këtë fotografinë që po ju tregojmë sot në Living. Ca më shumë iu desh ta bindte të ëmën që punët e saj të dorës ishin kaq të bukura sa që duhet t’i ndante me të tjerët, t’i tregonte në Instagram, të krijonte një rrugë komunikimi dhe t’i shiste. Sot që shohim faqen nga_#duart_e_valit, duket sikur gjërat janë bërë vetë dhe thjeshtë, por nuk është kështu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vali E. (@nga_duart_e_valit)

Vali ishte mirë në rehatinë e saj, krijonte kur të donte, për kënaqësinë e saj dhe të nipërve e mbesave, nuk kishte dëshirë për më shumë se kaq. Mirëpo koha të kërkon të bësh ndryshe! Nëse bën diçka mirë, nuk mund të rrish brenda në shtëpi, duhet të të shohin e njohin të gjithë.

Vali, gjyshja që nisi të krijojë dhurata për mbesën

Valentina është 63 vjeç sot, me profesion ekonomiste dhe ka një agjenci punësimi për gratë dhe vajzat. Pra, jo se një ditë u gjend pa bërë asgjë dhe për të mbushur kohën nisi të improvizonte punë dore.

Vali, gjyshja që nisi të krijojë dhurata për mbesën

“Mami është marrë gjithmonë, pak sit ë gjitha gratë, me punët e dorës, mirëpo iu përkushtua me kohë më të gjatë në momentin që u bë gjyshe. Dëshira për të kënaqur mbesat i rizgjoi aftësitë e saj krijuese dhe e bëri të shihte krijime në internet, të sajonte korniza, kukulla të vogla për mbesën e saj. Kështu nisi me punët e para, 6 vite më parë”- tregon e bija, Iva.

Vali, gjyshja që nisi të krijojë dhurata për mbesën

Sot, punët e Valit i njohin përtej rrethit familjar e miqësor. Megjithëse ajo vetë asnjëherë nuk u përpoq të promovonte veten, rrethi i kërkesave u zgjerua. “Faqja e saj në Instagram është e re, nuk ka shumë kohë që është hapur dhe mami thuajse nuk merret fare vetë me të. Isha unë me time motër që ia hapëm për t’i ekspozuar punët. Ajo nuk kishte asnjë qëllim fitimi apo biznesi duke krijuar, e bënte për dëshirën e saj dhe për të mbushur orët e pagjumësisë që i solli mosha”.

Tani Vali e ka më të thjeshtë. Nxitja e të gjithëve, e ka bërë të jetë çliruar pak nga izolimi në të cilin ishte mësuar të punonte dhe t’i ndaj punët me të tjerët, më lehtë se dikur. Porositë i shtohen çdo ditë, kënaqësia për të krijuar gjithashtu! Ilaçi i orëve të pagjumësisë tashmë është gjetur!

Vali, gjyshja që nisi të krijojë dhurata për mbesën

Horoskop