News / 9 Prill 2021, 21:37

Jo, nuk jam e tillë; Pse fjala “supergrua” nuk është një kompliment, por seksizëm

Jo, nuk jam e tillë; Pse fjala “supergrua” nuk është

Nga Zhaklin Lekatari/Vitet e fundit, ose me mirë që nga shkrimi “Gruaja me bole” dalë në gazetën Panorama dhe revistën Living, vjeshtë 2017,  shumë gjëra kanë ndryshuar. Shoqëria, studimet, unë dhe proçeset e mia të mendimit rreth zhvillimit shoqëror, seksizmit, mizogjinisë dhe luftës për barazi gjinore. Kështu që sot dua të tregoj se përse duhet të zhbëjmë mitet e super gruas dhe super punës ( sidomos për gruan, sidomos gjatë proceseve të edukimit).

-          Woow, sa e zonja që je, si ia del që i bën të gjitha kaq mirë ?

-          Je një super mama, një super grua.

-          Ne, gratë e sotme që mbajmë familjen dhe kemi një karrierë, jemi të gjitha super  gra.

Të gjitha këto fjali përdoren si komplimente që i bëhen grave dhe nga vetë gratë: të favorizojmë punën ekstra, të vlerësojmë punën ( në shtëpi ose profesionale); duket sikur janë mendime dhe komente pozitive, por në të vërtetë është e gjitha një kurth, një qark që dhe dëmton. Pse ?

Sepse të gjitha këto komente apo shprehi, janë pjesë e seksizmit dashamirës, një burg i artë që i vendos gratë në një dimension seksist, pa vetëdije. Si fillim, sepse janë fjali, komente dhe komplimente që kanë një peshë të madhe emotive dhe  mendore. Në pjesën më të madhe të çifteve, edhe në vendet më moderne, pesha apo përgjegjësia më e madhe për mbarëvajtjen e familjes apo edukimin e fëmijëve është ende punë e grua. Ndërkohë që fokusi ynë duhet të jetë te një edukim që përfshin barazine gjinore, mediat, rrjetet sociale, revistat dhe gazetat, vazhdojnw e glorifikojnë rolin e super gruas, mama, nënë, pastruese, kuzhiniere, grua në karrierë, psikologe, gjithçkabërëse. Një grua që nga një anë po përpilon një dokument, nga ana tjetër, vendos rimelin, ndërkohë që është duke menduar që të lajmëroje partnerin se në çfarë orë duhet të marrë fëmijët nga kursi i mbasdites.

Të thuash je “ një super grua” nuk është një kompliment , është një kurth i kësaj jete moderne, që kërkon që të prodhojmë 24 orë, që na vlerëson vetëm nëse punojnë duke eliminuar kohën private për familjen dhe miqtë.  Sa herë keni qenë në punë me kolege, të cilat kanë pranuar të punojnë më shumë, të cilët nuk kanë marrë pagesë për orët shtesë, por e kanë parë si një mision apo një vlerësim nga punëdhënësi.  Retorika e punës shtesë e super grave, e gruas që sakrifikon e bën cdo gjë, është pjesë e mentalitetit maskilist, që i vendos gratë në një pozite ku shfrytëzohen, ku janë vartëse, tëo padrejtë. Për tëo gjitha këto arsye, është shumë e nevojshme të kemi një edukim që ka si synim barazine gjinore, një edukim ku mësojmë edhe të themi “JO”.

Horoskop