
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Kur bora mbuloi Kosovën, pak kohë më parë, Arineta Mula hoqi atletet dhe vrapoi zbathur, në shtigjet e natyrës, si çdo agim. Prej më shumë se gjashtë vitesh, ky është mëngjesi i saj i përditshëm, energjia që i duhet, pavarësisht çfarë i ndodh botës. E vijoji vrapin çdo ditë, bashkë me miqtë e saj që po shtohen çdo ditë, edhe në muajt e pandemisë, edhe në ditët më të ftohta të vitit. Po vrapon njësoj edhe tani që sapo ka nisur muaji i Ramazanit. Arineta agjëron, por mungesa e ujit apo ushqimit nuk është bërë asnjëherë pengesë në aktivitetin e përditshëm fizik.
“E mira e agjërimit, sipas asaj që tregojnë edhe studimet apo përvojat e sportistëve të tjerë nëpër botë që agjërojnë, është që, bashkë me ushqimin e panevojshëm, heq edhe toksinat që fusim çdo ditë në organizëm, sepse edhe ajo është lodhje që nuk e kuptojmë se si ia shkaktojmë trupit. Në ditët e Ramazanit ndihemi më të lehtë edhe nga pikëpamja fizike edhe nga ajo mendore. Ata që agjërojnë kanë më tepër kohë të mendojnë e të fokusohen te gjërat e rëndësishme, pa vrarë mendjen gjatë gjithë ditës se çfarë do të ha tani e çfarë do të ha pastaj!”
Për Arinetën ushqimi nuk është aq pengesë aq sa ç’është, në raste të caktuara, mungesa e ujit. Sidomos kur temperaturat rriten, megjithatë ajo, dhe të gjithë shokët e sportit, ia kanë dalë të jetojnë mirë pa të dyja gjatë muajit të shenjtë. Alpinistja nga Kosova që bashkë me Everestin ka ngjitur edhe maja të tjera malesh, ndër më të lartat e botës, nuk ndalet përpara asgjëje. Të gjitha aktivitetet e saj zhvillohen për të promovuar natyrën, shëndetin e mirë dhe fuqinë që kanë gratë për t’ia dalë! Sa herë që njerëzit e pyesin nëse do të arrijë t’i bëjë të gjitha këto edhe gjatë ditëve të agjërimit, përgjigjja e saj është e thjeshtë, ‘do t’i bëjë edhe më lehtë se më parë”.
“Ndoshta, në pjesën e dytë të muajit të Ramazanit, gjërat mund të vështirësohen pak, por kjo varet krejtësisht nga përjetimi personal. Shpesh herë është aspekti mendor që i vështirëson gjërat, pra ajo çfarë i thua vetes! Uji është pak më problem se ushqimi por nuk është dhe shumë e vështirë. Ditët e fundit, ndoshta nuk do të mund të bëjmë distanca të gjata, për të mos e stërmunduar veten përpara garave që na presin”- tregon Arineta.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...