
A e dini pse qafa plaket më shpejt se fytyra? Ja faktorët që ndikojnë dhe si t'i ndalojmë rrudhat
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Përgatiti ANI JAUPAJ
Aurora kishte kohë që donte të punonte për veten. Po harxhonte prej vitesh të gjithë energjinë e saj, për të ngritur punën e të tjerëve. Mirëpo, veç dëshirës, nuk kishte asgjë konkrete në mendje dhe muajt po iknin një e nga një, bashkë me mërzinë që po shtohej çdo ditë. Me të shoqin diskutonte gjithë kohës për idenë e një biznesi, por nuk kishin arritur ende në një ide që t’iu pëlqente të dyve, deri sa menduan filigranin. Bënë një studim të thjeshtë të tregut. Mësuan se ku kishte qenë dhe ku ishte Shkodra sot, sa i përket punës me argjend. “Në fakt, fakti që një e afërme e familjes sonë kishte punuar dikur në filigran, na ndihmoi. Rrahëm njëqind ide përpara se të mbërrinim këtu, por ja ku jemi, me dëshirë për të ecur përpara dhe aspak të penduar për zgjedhjen që na kërkoi aq shumë kohë!”- thotë Aurora.
Margjelo nuk nisi në kohët më të mira. Fillimet e biznesit ishin në janarin e 2020-ës, ende pa u njohur me Pandeminë dhe me atë çfarë e priste botën gjatë një viti të vështirë! Por këtë Aurora nuk mund ta parashikonte. “Kishim një ambient të vogël që, pasi blemë pajisjet, vendosëm ta përdorim si punishte të vogël. Artizania kryesore e punishtes, e afërmja ime, u tregua e gatshme për bashkëpunim dhe filluam menjëherë nga puna. Prodhuam produktet e para, sa për të testuar tregun, dhe u përpoqëm të rritemi gradualisht. Filigrani të jep mundësinë të aplikosh në shumë gjëra, në veshje, në suvenir apo në bizhuteri. Mjafton të kesh ide dhe mund t’i zhvillosh si të duash”. Nga ana tjetër, është edhe një nga punët e dorës që pëlqehet e dhurohet më shumë nga turistët, prandaj Aurora hapin e radhës ka menduar ta hedhë pikërisht në funksion të tyre.
“Shpresoj që së shpejti të krijoj një ambient të përshtatshëm për të ekspozuar punët, por edhe për ta pasur si pikë që do të prezantojë turistët me një vlerë të harruar të Shkodrës. Një ndalesë në hyrje të qytetit, e arritshme lehtësisht nga të gjithë ata që vendosin të vizitojnë qytetin, do të hapet së shpejti”.- Aurora nuk mendon që një dyqan i vogël shërben vetëm për të fituar. Është si të vizitosh një muze të vogël me punë të dorës, sidomos kur këto të fundit, të punuara me aq finesë e kujdes, gjenden gjithmonë e më rrallë.
Ajo vetë është vetëm në hapat e parë të mësimeve, por e di që një ditë do të jetë në gjendje ta punojë filigranin edhe me duart e saj. “Idetë e punimeve janë të miat. Në fillim ishte ideja të punonim vetëm me modele të vjetra të artistikes së dikurshme sepse edhe zonja aty ka punuar. Mirëpo turizmi u bllokua kështu që nuk mund të rrinim në të njëjtën linjë. Duhej pasuruar.
Fillova të bëja disa dhurata të personalizuara që rezultuan menjëherë të suksesshme.”- në këtë linjë u pasuruan edhe punët autentike, aq sa Margjelo sot po bëhet marka që vjen nga Shkodra.
Aurora ishte e vendosur që për këtë lloj biznesi i duhej medoemos një emër shqiptar. Në ata muajt e gjatë e të pavendosur, bisedat ndaleshin gjithnjë edhe te emri deri sa një ditë propozimi për ta quajtur Margjelo, i tingëlloi menjëherë i përshtatshëm, nga të gjitha pikëpamjet.
“Emri duhet të ishte femëror, duhet të ishte historik dhe të të ngelej menjëherë në mendje”- Aurora mendon se ia kanë dalë sepse klientët e saj e kanë pasur shumë të thjesht ta gjejnë e rigjejnë, sa herë kanë kërkuar një krijim unik. Edhe pse iu deshën 13 vite, Aurora është e lumtur që bëri lëvizjen e duhur duke lënë punën rutinë si ekonomiste, për të punuar për veten. Sigurisht, e ndihmoi përkushtimi dhe dëshira e madhe, por ia doli!
Regjisorja dhe shkrimtarja amerikane Nora Ephron dikur shkroi: “Fytyrat tona janë gënjeshtra, qafat tona janë e vërteta”. Dhe...
Brad Pitt shfaqet pa këmishë në trajlerin e filmit të tij të ri, të titulluar “F1 “. Aktori fitues i çmimit O...
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull është gati të mbërrijë në kryeqytet. Më 14 shkurt...