Personazh / 30 Prill 2021, 11:13

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën fustane me grep

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën

Nga: Genti Minga 

Adela Ballani e ka çuar artin e punëdores në një nivel tjetër. Vajza nga Durrësi realizon me grep deri edhe veshje, fustane e funde, çka kërkon një durim dhe nivel të jashtëzakonshëm.

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën

“Gjithçka nisi pas ardhjes në jetë të vajzës sime”, kujton Adela. “Kush nuk i dëshiron kapuçët e vegjël plot ngjyra dhe për më tepër stil viktorian?”

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën

Ajo vendosi të realizonte, me aq pak njohuri sa kishte mbi thurjen me grep, aksesorë për vajzën e saj të vogël, Marlën. Përpjekjet filluan të vështirësoheshin gjatë punës, por dëshira e shtyu të ndiqte tutoriale në YouTube.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adela Ballani (@ballaniadela)

“Prej kapuçit me fill pambuku kalova tek koshat e punuar po me fill pambuku”, thotë ajo. “Unë i quaj organizatorët më të mirë dhe higjenikë për një shtëpi,jo vetëm kur bebet janë të vegjël, por edhe për përdorime të shumta, si në shtëpi por edhe në zyra.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adela Ballani (@ballaniadela)

Dhe nuk u mjaftua me kaq. Në vazhdim, Adela thuri një batanije të vogël, të ngrohtë dhe një mini tapet ku fëmijët e saj të luanin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adela Ballani (@ballaniadela)

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën

“Me postimin e punëve në rrjetet sociale filluan dhe interesimet nga persona që pëlqenin punimet me grep”, thotë Adela.

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën

Dhe nuk munguan as personazhet publike. Rudina Dembacaj ka realizuar tek Adela një fustan të punuar i gjithi me grep.

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën

“Ajo që nisi si pasion 4 vite më parë vazhdon edhe sot në një koncept më të gjerë”, thotë Adela.

“Pasionet lidhen ngushtë me vullnetin dhe perfeksioni për mua është një fjalë që i lë vend një pune të palodhur,plot dëshirë dhe gjithmonë në përmirësim. I tillë është edhe pasioni im!”

Moda në fill të perit; Njihuni me Adela Ballanin që bën

Horoskop