Specialistët Living / 28 Maj 2021, 11:38

Historia frymëzuese e Elizabeth Arden, biznesmenia e parë që shpiku tutorials në botën e kozmetikës

Historia frymëzuese e Elizabeth Arden, biznesmenia e parë që

Nga Santana Çomora

Elizabeth Arden, gruaja e parë që ndërtoi bazat e kozmetikës duke u shpallur femra e parë biznesmene si dhe influencerja e parë në këtë industri. Elizabeth Arden lindi në 1878 në Ontario të Kanadasë, por do të ishte Nju Jorku ai që do e zhvillonte si një biznesmene të vërtetë. Në vitin 1910, ajo hap sallonin e parë në Fifth Avenue në rrugën më elegante të Nju Jorkut.

Historia frymëzuese e Elizabeth Arden, biznesmenia e parë që

Fillimi i karrierës nuk ishte aspak i lehtë për të: Në atë kohë për të hapur biznesin i nevojitej një shumë e konsiderueshme parash. Banka nuk i jepte kredi, pasi ishte një femër beqare e pamartuar. Për këtë arsye, ajo i kërkon borxh 6000 dollarë vëllait të saj dhe në më pak se gjashtë muaj Elizabeth arriti t’ia kthente. Salloni i saj i parë përbëhej nga tre ambiente luksoze, që ofronin shërbime kozmetike me një vizion mbi bukurinë dhe mirëqenien, si dhe hapësira ku mund të praktikohej fitnes dhe joga. Suksesi ishte i menjëhershëm dhe i papritur për kohën.

Historia frymëzuese e Elizabeth Arden, biznesmenia e parë që

Fakte interesante mbi historikun e biznesit të saj :

-      Në vitin 1912 ajo proteston për të drejtat e grave me pankarta në duar.

-      Në vitet 30 – të del për herë të parë produkti, që vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë best seller, kremi (Eight Hour Cream Skin Protectant). Historia e këtij kremi është paksa e çuditshme… Si fillim, ai u përdor për të masazhuar këmbët e kuajve. Do të ishte djali i një klienteje që rrëzohet dhe vritet në gju, personi i parë që e testoi atë. Dhe vetëm në 8 orë kremi arriti të shëronte plagën e që nga ajo ditë, ky krem çudibërës mban këtë emër.

Historia frymëzuese e Elizabeth Arden, biznesmenia e parë që

-      Sipas  statistikave,në atë periudhë, ajo shiste në çdo 30 sekonda nga ky produkt, duke u shndërruar në një legjendë të kozmetikës.

-      Vite më vonë, ajo do të merrte dhe një titull tjetër si femra e parë influencer e historisë, duke shpikur tutorial të bukurisë e duke i transmetuar ato në radio në programin “ Rruga e bukurisë sipas Elizabeth Arden “.

-      1914 – Nxjerr setet e grimit për sytë.

-      1917 – Setet e para të udhëtimeve

-      Në vitin 1935 sjell për herë të parë konceptin e SPA-së në malin Vernon, ku njerëzit i dedikoheshin totalisht vetes, me këshilla shëndeti dhe trajtime bukurie, joga dhe ushqim të shëndetshëm.

Historia frymëzuese e Elizabeth Arden, biznesmenia e parë që

-      Elizabeth dallohej edhe për një raport mjaft të mirë me mediet. Që në vitet 1939, në kohën e artë të Hollivood-it, ajo arriti të bëhej pjesë e sallave të kinemasë me një reklamë kozmetike, kushtuar markës së saj.

-      Në 6 maj 1946 revista “Time” e asaj kohe e nxjerr në kopertinë, si e para femër sipërmarrëse, duke e cilësuar si pionierja e parë e marketingut pro-femëror.

-      Në vitin 1962 bashkëpunon me Oscar de la Renta, për të dizajnuar koleksionin Haute Couture të markës së saj. Një brand që shitet ende ne Fifth Avenue.

-      Akoma edhe sot, Elizabeth Arden është nja nga shembujt e parë të sipërmarrjes mbi bukurinë femërore, një krijuese legjendare, për të cilën gratë i detyrohen shumë, sepse hodhi bazat e së ardhmes, duke luftuar për të drejtat e tyre, për mundësinë e votës së lirë dhe si dhe të përdornin një buzëkuq të kuq si simbol i lirisë dhe të drejtave të grave.

Horoskop