Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: ZHAKLIN LEKATARI
Çdo ditë e më shumë, bota e modës, e fashionit, e dizajnit dhe të bukurës, po shkon drejt diversitetit, drejt pranimit të vetes dhe vlerësimit të saj, duke u larguar kështu gjithnjë e më shumë nga homogjenizimi apo standardet e përcaktuara. Ndonëse me hapa më të ngadaltë, duket sikur dhe në vendin tonë, kjo rrymë e pranimit dhe normalizimit të diversitetit, ka filluar të ndihet. Jo vetëm te personazhet e njohura të cilët mundohen që nëpërmjet tregimit të tyre të refuzojnë rregullat dhe të inspirojnë të tjerët, por dhe me kompanitë apo bizneset që duke kërkuar një audiencë më të gjerë, mundohen ta përcaktojnë dhe përfaqësojnë atë sa më mirë.
Shembulli më i mirë për këtë është Anila Krasniqi, një modele nga Prishtina, vetëm 21 vjeçare, por me një bukuri të veçantë dhe mbresëlënëse dhe për shkak të shenjave të vitiligos që e veçojnë nga masa. Historia e Anilës, nuk është një histori e mbushur me dhimbje apo me lot, nuk është një histori ku ka një pikë kulmore, ku ka një personazh kryesor që pas vështirësive del fitimtar. Historia e “Heyshlu” emri i saj i artit, është historia e një vajze, që ka pasur informacionin dhe mbështetjen e duhur, që e kanë ndihmuar të bëjë më të mirën për veten dhe të ardhmen e saj.
View this post on Instagram
Anila studion për dizajn dhe modë, ndonëse drejtimin e shkollës së mesme e ka pasur informatikë-matematikë. Në botën e modës, hyri krejt papritur : mjaftoi pasqyrimi i veshjes së mbrëmjes së maturës, gjatë të cilës u ndie si një princeshë e vërtetë, që e bindën, që Fashioni, mund të ishte bota e duhur për të. Gjatë intervistës tonë të kryer online, Anila më thotë që shenjat e para të Vitiligos, i janë shfaqur në moshën 13 vjeçare dhe ndonëse i ati dhe motra ishin prekur më parë, ajo nuk kishte shumë informacion për të. “ Në fillim më dolën shumë pak dhe as nuk dukeshin, por prapë nuk ndihesha mirë, më dukej sikur nuk i përkisja kësaj bote dhe ndihesha jo mirë para shoqeve dhe shokëve që më shikonin si të isha ‘ndryshe’” – rrëfen ajo.
View this post on Instagram
Kjo ndjenjë jo fort e mirë nuk zgjati shumë, fali suportit dhe informacionit të detajuar që ajo mori nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Kjo nuk do të thotë ama që janë ndalur për të dhe komentet, shikimet, fjalët ngacmuese ose komplimentet, pak nga injoranca, pak nga kurioziteti. Anila rrëfen që shpesh here është ndalur në rrugë duke marrë pyetje rreth shenjave të vitiligos: “ të kruhen, të dhembin, a janë shqetësuese ?”- një sjellje jo shumë korrekte dhe etike në botën e sotme moderne. Megjithatë përgjigjet e saj janë suprizuese, sepse nuk përmbajnë ankesa apo mërzi: “ Ndonëse në fillim kjo vëmendje nuk më bënte të ndihesha mirë, në fund bota në të cilën punoj, është e modës dhe e fashion, pra një dimension që Vitiligon e sheh si diçka të bukur, të veçantë dhe të veçuar, sikurse është vetë Vitiligo”.
View this post on Instagram
Ndonëse e re Anila, duket e pjekur dhe shumë praktike rreth jetës së saj, këtë e kuptoj kur flasim për modelingun apo projektet që ajo ka, momente që sipas saj nuk e bëjnë të ndihet as më mirë e as më keq, por thjeshte vetja. Më pëlqen lehtësia dhe thjeshtësia me të cilën Anila, përshkruan veten dhe udhëtimin e saj profesional, duke mos humbur fokusin për shkak të situatave të jashtme. Sigurisht që një pjesë të mirë të informacionit apo forcës ajo e ka marrë dhe nga rrjetet sociale, nga informacionet që gjen aty, nga individë të tjerë në botë që kanë të njëjtin shqetësim, ambicie, dëshirë, frikë, pasuguri.
“ Sigurisht rrjetet sociale më kanë ndihmuar shumë, por dhe më kanë ndihmuar t’i dhuroj vajzave të tjera, forcën për të ecur përpara, qoftë dhe në botën e modës, pa u larguar nga qëllimi i tyre kryesor”.
Anila është vajza e vogël e familjes Krasniqi, dhe ndoshta perkëdheljet, mbeshtetja, siguria dhe dashuria pa kushte që ka marrë gjatë gjithë jetës, e kanë bërë të ndihet mirë, të ndihet e bukur dhe të kalojë pa trauma të mëdha dhe problematika, shqetësimet apo të papriturat që jeta të sjell. Në fund isha kurioze të dija, nëse në botën e modës ka ndonjë modele apo shembull që ndjek, që ajo rrëfeu të jetë Kendall Jenner e cila e inspiron shumë. Planet e ardhshme janë udhëtimi në Japoni dhe pastaj zbulimi I botës, por në rolin e një modeleje, plane ambicioze për një vajzë kaq të re, por kam praktike dhe pragmatiste.
View this post on Instagram
Besoj se shumë shpejt do të dëgjojmë të flitet për Anilën anembanë botës, si shumë bukuri të tjera shqiptare që na bëjnë krenarë me punën e tyre.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...