
Do të bëhet baba për herë të katërt, Al Pacino i kërkon testin e atësisë partneres 54 vite më të re
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Nga: Santana Çomora
Fotografia: Endrit Mërtiri
Fashion Editor: Miranda Dupi
Marketing Specialist: Sara Çela
Instalacion: Frenk Creative
Grimi & Flokët: Elona Balaj
Vendndodhja: EQUOS RESORT
Për prezantuesen e njohur Jona Spahiu ndryshimet janë gjithmonë të mirëpritura. Ky vit shënoi një rikthim në ekran me formatin e ri “Kosherja”. Një spektakël humori, i cili i shtohet fashës së disa të tillëve të dielave mbrëma, në të cilën torta e madhe e audiencës ka bërë tashmë zgjedhjen e vet. Si natyrë e gjallë, ajo nuk e ka zakon të presë se kur dhe kush mund të kujtohet për të, ndaj, në shkëputjen e mëmësisë, Jona mori kohën e duhur për të punuar dhe për të zhvilluar ide të reja në lidhje me dy projekte televizive, por, si njeri i detajeve, gjërat nuk shohin kurrë dritën e realizimit, nëse nuk janë të kuruara në përsosmëri apo nëse nuk gjejnë kushtet e përshtatshme në zbatim. Fati trokiti pikërisht në kohën dhe në vendin e duhur.
Regjisori i njohur Altin Basha, me intuitën e tij, mendoi se Jona ishte prezantuesja e duhur për këtë format. Ftesa ishte sa e papritur, aq edhe sfiduese. Ishte pikërisht ajo që Jona po kërkonte në atë çast të jetës. Të gjesh formatin e duhur, që të përshtatet, nuk është aspak e thjeshtë, edhe pse direkun e anijes e drejton një regjisor, që spektaklin e humorit tashmë e ka bërë pjesë të vetën. Në fakt, gjatë këtyre viteve shkëputje nga ekrani, Jona nuk është se nuk kishte patur raste apo nuk ishte bërë nostalgjike për një rikthim në ekran, por ishte përpjekur ta shmangte këtë tundim të ëmbël, për shkak të angazhimeve të tjera në jetë. Ndërkohë, nga ana tjetër, kishte diçka brenda saj që e ngacmonte gjithmonë. Televizioni është një ambient i dashur familjar, që thuajse i ngjan lojës, dhe kjo e bënte ta rijetonte atë vend.
Në këtë kopertinë të parë për “Living”, Jona zbulon më shumë për këtë projekti të ri, “Kosheren”, për familjen, për veten dhe për biznesin, duke qenë, si gjithmonë, vetvetja: karizmatike dhe e qeshur.
Në përgjithësi, je vajzë e batutës. Si e gjete veten mes aktorëve të humorit? A të ndihmoi ky fakt për ta marrë më me lehtësi prezantimin?
Ju faleminderit, por unë nuk shquhem shumë për batuta, më shumë sesa për “fjalë të mëdha”. E bukura qëndron tek e reja dhe e panjohura dhe, në një terren të tillë, kam njohur një dimension tjetër të vetes, që jam e lumtur që e zbulova falë “Kosheres”.
Me partnerin tënd në skenë, Bes Kallakun, njiheshit më parë? A u përshtatët lehtë?
Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në ambientet e televizionit ku punonim të dy, duke ditur se sa VIP ishte Bes Kallaku (qesh). Përtej shakave, me Besin kemi një kimi që perceptohet lehtësisht edhe nga televizori.
Të pëlqen ta ndash skenën apo parapëlqen të jesh protagoniste?
Është e çuditshme: në jetën e përditshme nuk e pëlqej protagonizmin, por protagonizmi më ndjek. Është më i fortë sesa unë (qesh). Sa më shumë rritesh, aq më shumë kupton se rëndësi ka produkti final, jo egoja personale. Andaj dhe në televizion arritja më e madhe është të transmetosh mesazhin dhe energjinë e duhur, më shumë sesa të përqendrohesh te koha apo vëmendja televizive.
Gjatë spektaklit të kemi parë dhe në rolin e aktrimit, si për shembull në rolin e kushërirës. Mos ka ardhur koha të të shohim në një dimension të ri, apo është më shumë një kënaqësi e shtuar e këtij spektakli?
Maksimumi mund të zëvendësoj Bleona Qerretin te filmi tjetër i Bes Kallakut (qesh). Nuk e kornizoj dhe as nuk e kufizoj veten, kështu që çdo projekt që më përfaqëson dhe më jep kënaqësi e energji të mirë, është i mirëpritur.
Çfarë presim në sezonin e dytë të këtij spektakli të humorit?
Që unë të them një barsoletë për të qenë (qesh). Në këtë vend nuk mungojnë as fenomenet, as problemet, kështu që “Kosherja” do të ketë boll për të trajtuar me humor dhe ironi. Rëndësi ka që është formuar një grup i mirë, me dëshirë dhe entuziazëm për të punuar e bashkëpunuar.
Gjatë spektaklit pamë edhe tendenca të modës, që është normale në këto shfaqje. Je përfolur si për mirë, edhe për keq, në disa raste, për veshjet e spektaklit, por në përgjithësi Jona sjell tendenca dhe është një guru mode. Ti vetë si je ndier me pamjen tënde?
Kjo është një nga gjërat e bukura të televizionit, që e shijoj shumë. Kështu, zgjedhja e veshjes çdo javë është një lojë më vete dhe mua më pëlqen të eksperimentoj, shpesh duke dalë edhe nga zona ime e rehatisë. Sigurisht, ashtu si në jetë, nuk mund t’i pëlqesh gjithkujt, por rëndësi ka të ndihesh mirë, të kesh vetëbesim dhe ta përcjellësh atë. Të them të drejtën, komentet në përgjithësi nuk më bëjnë përshtypje, sepse në epokën e Instagram-it çdokush me pak ndjekës mund të marrë kompetencën për të gjykuar dhe kritikuar.
Ç’stil veshjeje ke dhe si është përditshmëria jote në lidhje me tendencat e modës?
E shoh që stili im ka ndryshuar me kalimin e kohës. Nuk di të përcaktoj se çfarë stili kam, sepse ndonjëherë jam shumë minimaliste dhe herë të tjera shumë “ekstra”, por di të them që në rrjetet sociale ato që më frymëzojnë më shumë janë vajza angleze dhe daneze. S’e kisha marrë kurrë seriozisht Instagram-in, deri vitin e fundit, kur nga pandemia, të gjithë u orientuam më shumë drejt botës virtuale. Aty fillova të tërhiqesha nga estetika e fotove dhe nga profilet e kuruara, që në fund të ditës tregojnë shumë për personalitetin dhe shijet e dikujt. Nga ana tjetër, aq sa e kuroj, aq dhe nuk e teproj për të dalë nga kufijtë e joreales. Të gjithë ata që më ndjekin e dinë se me sa transparencë dhe spontanitet e tregoj përditshmërinë, aktivitet dhe gjërat e dashura për mua.
PJESA FAMILJARE
Cili nga njerëzit e tu më të afërt është më kritiku në lidhje me çdo dalje tënden në ekran?
Motra, një Luan kokëgdhe, që nuk kënaqet kurrë, por, siç është kritikuesja, është edhe këshilluesja ime më e mirë: që nga modeli i flokëve deri te mimikat.
Tani që angazhimet janë më të mëdha, si e ndan kohën mes familjes dhe profesionit?
Sa herë që më bëjnë këtë pyetje, prekem, sepse është një nga pikat e mia të dobëta dhe kështu duhet të jetë për çdo nënë, e angazhuar ose jo. Përtej përkushtimit për t’i bërë të gjitha, është e pashmangshme koha fizike që i merret familjes, çfarëdolloj pune zgjedh të bësh. Nga ana tjetër, besoj që edhe sikur kjo kohë të jetë me bollëk, kur bëhet fjalë për familjen, nuk është asnjëherë mjaftueshëm. Një shprehje e bukur që kam dëgjuar kohët e fundit thotë: “Familja është si shtëpia e plazhit, mos e lër rërën të futet brenda”, dhe unë kujdesem çdo ditë që të mos e fus rërën brenda. :)
Si reagon Raideni, djali trevjeçar, kur të sheh në ekran?
Në fillim i dukej e çuditshme e si rrjedhojë ishte indiferent, por nga ajo kaluam te “dua të shoh mamin e bukur te kosherja”.
A pritet që familja të shtohet me një motër apo vëlla?
Sigurisht, nuk ka bekim dhe gëzim më të madh, kështu që kur dhe çfarë të dojë Perëndia!
Shkrimimin e plotë e lexoni duke klikuar në https://living.al/living41new.pdf
Në ndryshim nga kolegu i tij në "The Irishman", aktori i njohur Robert de Niro, Al Pacino nuk e ka pritur aq mirë lajmin se do të bëh...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka lënë ditën e sotme qelinë. Sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, 43-vje...
Nga PAOLO FOX LUANI: Mund të keni disa dyshime nëse duhet të rinovoni një marrëveshje. Qershori është një muaj i...