Personazh / 3 Nëntor 2021, 16:08

Eliana Mitro, zonja 70-vjeçare që guxon me stilin dhe "sfidon" me elegancë të gjitha blogger-et e modës

Eliana Mitro, zonja 70-vjeçare që guxon me stilin dhe

Nga Santana Çomora

Nëse nëpër rrjete sociale jemi mësuar të shohim vetëm vajza të reja, të cilat në njëfarë mënyre bëjnë dhe modën e rrugës asaj “teknologjike”, mes tyre do t’ju ketë rënë në sy edhe një zonjë, e cila ka një stil të sajin, plot klas e sharm për moshën që ka. Eliana Mitro është 70-vjeçarja që nuk i trembet numrave, madje në këtë moshë ndihet edhe më e lumtur për ta shijuar stilin e saj, sipas mënyrës së saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliana Mitro | Fashion Blog (@eliana.ladyover70)

Ajo ka zgjedhur të hap faqen e saj në Instagram, ku nëpërmjet pamjes së saj të sofistikuar tregon përditshmërinë, të cilën e thyen me ngjyra të forta dhe dizajnë plot fantazi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliana Mitro | Fashion Blog (@eliana.ladyover70)

Eliana sapo e ka lënë profesionin e saj, si inxhiniere ndërtimi prej 30 e ca vitesh, një profesion i cili i ka dhënë shumë dhe për të cilën ajo gjithmonë të flet me dashuri.

Përtej këtyre faktorëve të rëndësishëm në jetën e saj, ajo është dhe një nga mbesat e zonjës së parë të Tiranës, Qefser Toptanit, një zonje tërë sharm e elegancë në të veshur, por edhe një gruaje të emancipuar, e cila ndikoi fort në disa aspekte të jetës së viteve 30 - të asaj kohe në kryeqytet. 

Eliana Mitro, zonja 70-vjeçare që guxon me stilin dhe

E mbi të gjitha ajo është dhe stërgjyshe e dy mbesave të vogla.

Eliana Mitro, zonja 70-vjeçare që guxon me stilin dhe

Jeta e saj për momentin lëviz mes Tiranës dhe Vjenës, ku jetojnë dhe dy vajzat e saj. Përveç AND-së së mbartur në vena, ajo pati fatin të martohej edhe me Kristaq Mitron, një regjisor i njohur i shumë filmave të Kinostudios, i cili është shoku dhe kritiku i saj më i mirë. 

Eliana Mitro, zonja 70-vjeçare që guxon me stilin dhe

Sekreti i Elianës është se ajo di t’i japë jetë veshjes së saj, duke luajtur guximshëm me ngjyrat dhe printet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliana Mitro | Fashion Blog (@eliana.ladyover70)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliana Mitro | Fashion Blog (@eliana.ladyover70)

Adhuron aksesorët si syzet, pa të cilët mendon që një veshje nuk do të ishte e plotë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliana Mitro | Fashion Blog (@eliana.ladyover70)

Të vishesh bukur e të kujdesesh për veten nuk është asnjëherë kohë e humbur, por, kjo nuk mjafton! Shtojini çdo ditë një dozë buzëqeshjeje në fytyrë dhe asnjë s’do t’i shohë shenjat e moshës tek ju. Në fakt, kjo është dhe filozofia e saj e jetës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eliana Mitro | Fashion Blog (@eliana.ladyover70)

Ajo dashuron çdo gjë të bukur e këtë arrin ta transmetojë shumë mirë në artin e saj të të veshurit, duke qenë e para blogger-e në këtë moshë në Shqipëri e duke u shndërruar në një Iris Apfel. 

Horoskop