Modë / 10 Nëntor 2021, 14:59

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni zgjedhjen e duhur këtë dimër

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja është një aksesor i adhurueshëm. Na mban ngrohtë, na mbron nga acari, dielli dhe i jep një dozë 'cool' dhe personalitet çdo look-u. Një kapele e zgjedhur mirë mund të harmonizojë linjat tona dhe të sjellë ekuilibër në dimensionet e fytyrës sonë. Ose jo!

Sigurisht, ajo duhet zgjedhur me kujdes, jo vetëm në bazë të stilit, por edhe formës sonë të fytyrës. Le ta shohim kapelen si një aleat fondamental  për imazhin tonë. Nëse po pyesni veten se cila është e duhura për ju, ja një guidë për të zgjedhur kapelen perfekte në bazë të formës së fytyrës.

Kapele për fytyra ovale

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kjo është forma e fytyrës që konsiderohet praktikisht i ajo më perfektja. Do të thotë që ju rri mirë çdo tip kapele, urime!  Fytyrat e vogla dhe me linja të imëta kërkojnë kapele pa volum kurse portretet e mëdha dhe me forma duan kapele më të rëndësishme.

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapele për fytyra të zgjatura

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Në këtë rast gjatësia e fytyrës është më evidente se gjerësia. Kështu që duhen zgjedhur kapele që theksojnë anën horizontale të fytyrës, si ato në formë disku me strehë të madhe, apo në formë kove.

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Fytyra katrore

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Është një tipologji fytyre veçanërisht e theksuar dhe këndore, me nofullat në dukje të vendosura në të njëjtën linjë gjerësie me ballin. Kapelet e duhura do të ishin ato të stilit bejsboll, kupolë, newsboy dhe nëse jeni fanse të kapelave me strehë, mund të blini një me strehë mesatare.

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Fytyrë e rrumbullakët

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Për të holluar pak linjat e një fytyre të rrumbullakët, mund të mbështeteni tek një përdorim strategjik i strehës: sa më e ngushtë, aq më mirë, veçanërisht kapelja të jetë e lartë në bazë, si në rastin e modelit trilby.

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Fytyrë trekëndore

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Fytyrat në trajtë trekëndëshi me kulm poshtë  balancohen shumë mirë me kapele të stilit cloche, bereta franceze, kapele disk me strehë mesatare ose stil fedora apo borsalino. Kapelat e mëdha do të ishin një zgjedhje e gabuar pasi do ta 'zhduknin' fytyrën fare.

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Fytyrë formë diamanti

Kapelja perfekte për formën tuaj të fytyrës; Bëni

Fytyrë e rregullt dhe e strukturuar, me mollëza të theksuara dhe të dala në raport me ballin dhe nofullën: kjo është forma diamant! Mollëzat janë pika e fortë e kësaj fytyre, e konsideruar në vendin e dytë për përmasa të balancuara pas fytyrës ovale. Në këtë tipologji qëndrojnë shumë mirë kapelet newsboy, ato bejsboll si dhe kapelet me strehë të vogël.

Horoskop