
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Me uljen e temperaturave, brokoli dhe lulelakra përdoren gjithnjë e më shpesh në tryezat tona por, a e dinit se mund t’i hanit edhe të gjalla? Ja se si t’i përgatisni në sallatë!
E kemi thënë edhe më parë që brokolit duhen zier shumë pak por lajmi më i fundit na thotë se mund t’i hamë edhe fare të gjalla! Në këtë mënyrë, vlerat ushqimore janë më të shumta! Për t’i shijuar të gjalla, duhet t’i prisni në copa më të vogla nga ç’bëni kur i zieni dhe t’i marinoni në lëng limoni të përzjerë me portokall. Ja një shembull:
Sallatë me brokoli, portokall dhe lajthi
Brokoli aq sa nevojitet
Dy portokaj
Disa lajthi të shtypura
Pak uthull balsamike
Kripë, vaj ulliri
Përgatitja:
Prisni brokolin në copa të vogla, pa pjesën e fortë të bishtit, dhe vendoseni në një enë bashkë me portokallet e pastruara nga lëkura. Kalojini të dyaj në një robot për t’i prerë në copa jo fare të imta. Kalojini në pjatën që do t’i shërbeni dhe shtoni aty uthullën, vajin e ullirit, lajthitë dhe pak kripë!
Ata që duan dhe pëlqejnë qepën, mund t’ia shtojnë sallatës pasi e kanë prerë imët. Përdorni qepë të kuqe!
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...