Menu dimri 14 Dhjetor 2021

Frutat dhe perimet që duhet të blini në muajin dhjetor

Menu dimri

Në dhjetor nuk përshëndetemi thuajse me asnjë nga perimet e nëntorit, veçse duhet të tregoheni të kujdesshëm me domatet.

Serrat vazhdojnë të prodhojnë por shija e tyre tashmë është vetëm në kujtime. Në dhjetor, vendin e nderit e zënë rrepat dhe, më në fund, portokallet e kuqe! Lakra e kuqe është gjithashtu në ditët e saj më të mira por jo vetëm ajo! E gjithë familja e lakrës është e këshillueshme të përdoret gjatë këtij muaji; që nga lakra e bardhë që është më familjare për ne, lulelakra, brokoli dhe gjithë ç’gjeni në treg nga familja e tyre!

 Lakrat e Brukselit janë ende të rralla në tregun shqiptar por nëse i gjeni, mos u mendoni dy herë për t’i blerë e gatuar në gjellë apo sallatë!


Karotat, selinoja, kërpudhat, kungulli i verdhë, fasulet, preshi, spinaqi, finoku etj, vazhdojnë të jenë perimet e sezonit. Nga frutat, gëzojuni portokalletve të kuqe dhe, për pak kohë shijoni hurmat ‘e dyta’ zgjasin shumë pak sikurse edhe shegët që i kanë ditët e numëruara. Gështenjat dhe frutat e thata janë një tjetër kënaqësi e dhjetorit!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor