Keshilla mode
Kate Middleton është padyshim një nga ikonat e stilit të familjes mbretërore britanike; ajo është gjithmonë pa të meta dhe çdo dalje e saj përbën një tendencë për t'u ndjekur. Dukesha, nga ana tjetër, një grua pragmatike dhe konkrete, nuk i pëlqen të shpërdorojë: pasioni i saj për veshjet e ricikluara është i njohur që dhjetë vjet më parë. Megjithatë, jo të gjithë e dinë se Dukesha ka një strategji 'sekrete' në zgjedhjen e veshjeve: kur gjen një veshje që i shkon, e merr në dy variacione të ndryshme ngjyrash
Palltoja e koncertit të Krishtlindjeve ka një binjake
Look-u i Krishtlindjeve të Kate Middleton i mahniti të gjithë: pallto e kuqe me fjongo dhe këpucë të kuqe. Por fansat më të zjarrtë të dukeshës e njohën: është i njëjti model me atë të veshur në funeralin e Princit Philip, që mban firmën e Catherine Walker. Në atë rast, natyrisht ishte e zezë. Dhe ky nuk është një rast i vetëm, duke gërmuar nëpër gardërobën e dukeshës mund të shihni shumë veshje 'dyshe'.
Kate Middleton blen të njëjtin fustan në dy ngjyra të ndryshme
Të paktën njëherë do t'u ketë ndodhur të gjithave; të gjejmë një fustan të na pëlqejë aq shumë sa ta blejmë për dy raste të ndryshme. Dukesha ka një strategji të ngjashme për modelet e saj të preferuara; i posedon në dy variante, në dy ngjyra të ndyrshme, që i vesh të paktën në distancën kohore të një viti për të mos e përsëritur shumë veten.
Një shembull? Fustanin lejla të Emilia Ëickstead e ka veshurnë një takim për shëndetin mendor në Londër, në vitin 2018 dhe të njëjtin variant, në ngjyrë jeshile e ka veshur një vit më vonë.
Ose fustanin ciklamin që veshi në dasmën e princeshës Eugenie, e riveshi në variantin e kuq në 'Trooping the Colour'
Në këtë mënyrë ajo ndërton një gardërobë lehtësisht tëidentifikueshme, ndërsa ndryshon ngjyrat. Skuadra që fiton nuk ndryshon, as në pamje!