Mirëqenie / 21 Dhjetor 2021, 19:29

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet me eksperiencën nuhatëse

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

Ka një vend në Tiranë që të dhuron një udhëtim shqisor duke të transformuar mendimet, ndjenjat dhe emocionet: Cryptic- Haute Parfumerie. Një mbretëri me aroma ekskluzive të krijuara më vetëdije nga mjeshtërit e parfumerisë, me përbërës natyralë që prodhohen në distileritë më prestigjioze. Një parajsë aromash unike, intensive dhe ndjellëse, ose një takim midis parfumeve niche dhe eksperiencave nuhatëse.

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

GARANCIA JONË
Në Cryptic – Haute Parfumerie, premtimi kryesor është përzgjedhja e parfumeve nga marka me vajra ekstraktesh natyrale, të cilësisë më të lartë, nga burime të qëndrueshme të lëndës së parë të përbërësve nga mbarë bota. Markat më të mira të parfumerisë artistike me kompozime klasike franceze, orientale dhe sigurisht me të tjera tendenca moderne e bashkëkohore. Provoni ekstraktet vajore më të mira të parfumeve dhe lejojini aromat t'ju mbështjellin në një re të fuqishme premtimi dhe pasioni.
Prandaj ndiqni sugjerimet tona për çdo linjë parfumi që është tashmë pjesë e Cryptic – Haute Parfumerie.

Fragrance Du Bois

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

Nje trashëgimtare e denjë si një ndër furnizueset kryesore e klasit botëror të aromave luksoze. Përdorimi i vetëm vajrave dhe ekstrakteve natyrale 100% të pastra, të përdorura pas një periudhe 5 vjeçare që nga destilimi, personifikojnë vetë markën.

M.Micallef

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

Krijuar në vitin 1996, në Francë, në Grasse, kryeqyteti botëror i parfumeve. I lindur nga alkimia midis Martine Micallef dhe Geoffrey Nejman, ky biznes familjar zhvilloi konceptin "Art dhe Parfum". Në të njëjtën kohë, parfumier mjeshtër dhe shtëpi arti, kjo firmë e vlerësuar shumë nga një klientelë kërkuese, tani është e pranishme në 75 vende të botës përmes 900 pikave të shitjes, duke përfshirë sallone luksoze me emrin e tyre. Sekreti i suksesit të M.Micallef ? Liri krijuese e pakrahasueshme në botën e parfumerisë.

Perris Monte Carlo

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet
E themeluar në Monte Carlo si një markë midis laboratorit të vjetër me formulat sekrete të tij dhe një qendre kërkimore të hapur për inovacion. E frymëzuar për të ndryshuar botën e parfumeve, duke respektuar edhe traditat e të cilave ato janë trashëgimtarë. Aroma me përbërësit më të mirë natyralë dhe përmirësimi i cilësisë së esencave tradicionale të së shkuarës nëpërmjet formulimeve inovative.

Houbigant Paris

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

Që nga viti 1775, Houbigant është shtëpia e vetme e aromave që ka ekzistuar gjatë katër shekujve të historisë. Parfumierët e Shtëpisë së Houbigant kanë bërë zbulime inovatore në formulimin e fragrancave që kanë revolucionarizuar përgjithmonë mënyrën e ndërtimit të parfumeve. Nuk është një ekzagjerim të thuhet se pa “Shtëpinë Houbigant”, parfumeria moderne siç e njohim sot nuk do të ekzistonte. Gjithçka filloi me vetëm një shportë me lule.

Atelier Des Ors

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

I lindur nga dëshira për të krijuar aroma të sofistikuara, tërheqëse dhe sensuale, Atelier Des Ors krijon histori në lëkurë, duke ngjallur emocione të forta dhe udhëtime poetike. Mbivendosja e trashëgimisë, njohuritë tipike franceze në çdo aromë për të bërë një deklaratë të fortë për sa i përket nuhatjes, dizajnit dhe një estetike të caktuar që komunikon rafinimin dhe elegancën e përjetshme.

Royal Crown

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

Historia e parfumeve të Royal Crown është ajo e një familjeje italiane të lidhur fort, ndër breza, me traditën dhe pasionin për artin e parfumerisë. Çdo krijim përfaqëson pasion dhe një vëmendje të përpiktë ndaj detajeve.

L’orchestre Parfum

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

Nisur nga ndjesitë dhe kujtimet personale intensive që shënuan dialogun mes dy arteve, muzikës dhe parfumit. Këto momente unike ku notat muzikore dhe aromat krijojnë një harmoni të përsosur kane krijuar L'orchestre Parfum. Për të ringjallur këto emocione dhe për t'i ndarë ato. “Vishni një këngë, dëgjoni një parfum”.

Boadicea the Victorious

MIRË SE VINI NË CRYPTIC – aty ku parfumeria artistike unifikohet

Është një markë e pavarur aromash britanike. Duke marrë si frymëzim një moment përcaktues në histori, janë krijuar një sërë parfumesh neutrale gjinore që janë kryesisht britanike dhe me cilësi të pakrahasueshme. Secila prej shisheve ikonike është punuar me dorë nga disa prej artizanëve më të mirë të Britanisë dhe ndriçon se si marka përkrah trashëgiminë dhe vlerat britanike. Një shkrirje e traditës, trashëgimisë dhe luksit klasik të përjetshëm, Boadicea the Victorious është kremtimi i fundit i bukurisë, forcës dhe fisnikërisë.

Horoskop