
Kënaqësia e ulët seksuale sjell humbje të kujtesës, ja ç'thonë ekspertët
A e kishit menduar se jeta juaj seksuale mund të ndikojë në shëndetin e trurit? Kënaqësia e ulët seksuale në mosh...
PËRBËRËSIT: 300 g fileto viçi, 2 kokrra qepë, 2 kokrra domate, 1 filxhan pure domatesh, 2 thelpinj hudhra, gjethe dafine, vaj ulliri, kripë dhe piper.
PËRGATITJA: Nëse filetot e viçit nuk i kemi të prera, mund të vendosim pjesën e tulit pak në frigorifer të mpikset dhe me pas e presim mishin. Pasi presim filetot i hapim në tavolinën e punës dhe i rrahim lehtë me çekiç druri. I u hedhim pak kripë pak piper sipër. Fileton e skuqim në një tigan me vaj të ngrohur jo të nxehur. Në zjarr të ngadalshëm, filetos do t'i japim skuqje sa të zverdhet. Më pas i heqim nga tigani dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Sipër çdo filetoje do të hedhim nga 1 lugë pure domate, domate të grirë, qepë të prerë, hudhër, gjethe dafine nëse dëshirojmë dhe 1 filxhan ujë. Tavën e fusim në furrë të para ngrohur në 220 °C për 15-20 minuta. E shërbejmë nëpër pjata të shoqëruar më salcën e krijuar. Fileto viçi, shoqërohet me perime të pjekura ose të ziera.
A e kishit menduar se jeta juaj seksuale mund të ndikojë në shëndetin e trurit? Kënaqësia e ulët seksuale në mosh...
Ndonëse janë ndarë prej vitesh, Bora Zemanin dhe Vin Veli kanë treguar se dinë të jenë prindër shembullor pavarës...
Rita Ora dhe partneri i saj regjisori, Taika Waititi kanë pozuar së fundmi për kopertinën prestigjoze ‘Vogue’ t&eum...