Pastrimi 19 Janar 2022

Si të pastroni shpejt dhomën e gjumit, ndiqni këto hapa dhe kurseni kohë

Pastrimi

Keni nevojë për rifreskim të dhomës së gjumit. Duhet të pastroni dyshekun, tapetat, perdet, mbulesat? Ndiqni këshillat e mëposhtme sipas rendit që janë dhe do ta shikoni se sa shpejt do ta bëni dhomën të duket sikur keni punuar gjatë aty. 

Hapi 1: Hiqni rrobat nga dyshemeja, hiqni nga krevati rrobat ose mbulesat dhe hidhini në lavatriçe.

Hapi 2: Nuk keni kohë për të larë perdet, batanijet apo këllëfët e jastëkëve? Nuk ka problem! Vendosini ato në tharëse për 20 minuta në nxehtësi të lartë për të vrarë çdo grimcë pluhuri .

Hapi 3: Keni grila? Vendosni një çorape të vjetër në dorën tuaj dhe përdoreni atë për të hequr butësisht pluhurin nga çdo pjesë e grilës. Më pas përdorni një çorape tjetër për të pastruar shpejt pluhurin  nga muret dhe kornizat e fotografive.

Hapi 4: Tani që shtrati juaj është i rregullt, kontrolloni dyshekun tuaj. Nëse doni ta pastroni edhe dyshekun nga aromat e pakndshme, mund të hidhni sodë buke. Pasi e keni lënë disa minuta , merrni fshesën e korentit dhe fshijeni sodën.

Hapi 5: Ndërsa e keni akoma në dorë sodën e bukës dhe fshesën, të njëjtën gjë si me dyshekun mund ta bëni edhe me tapetin.

Hapi 6: Kini parasysh telekomandën pasi mbledh shumë mikrobe. Mund ta pastroni shumë mirë me dy tableta hapjesh (të përdorura ose jo)

Hapi 7. Nëse keni abazhur mund ta pastroni më shpejt me një këllëf jastëku për të hequr vetëm pluhurin.

Hapi 8. Riorganizoni sirtarët tuaj dhe kjo do të përmirësojë shumë mëngjeset tuaja sepse do i gjeni gjërat më lehtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor