
Letra prekëse e një bashkëshorteje të tradhtuar për të gjitha ato gra që gjenden në situatën e saj
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Grimi blu për sytë dhe llaku i flokëve, janë të dyja çuditërisht trende që mund të përmirësojnë pamjen, por me kalimin e viteve kanë fituar një reputacion shumë të padrejtë, falë lidhjes së tyre me konkurset e bukurisë dhe vitet ’80 në tërësi. Por për të paktën njërën nga këto produkte, me sa duket trendi mund të rikthehet.
Grimi blu pati një moment të rëndësishëm në vitet ’60 kur përdoreshin pastelët kremozë, ndërsa në vitet ’80 nuancat më të thella të blusë, grimoheshin deri tek vetullat. Në fillim të viteve 2000, nuancat blu me një shkëlqim të lehtë margaritar mbretëronin në botën e makeupit. Por më pas ky trend u zhduk dhe në vitet pas 2010 u ndërrua me tone më të ngrohta, pasi u rrit tendenca për t’u dukur sa më natyrale pa grim.
Këtë vit, duket se kapakët e syve në ngjyrë blu po rikthehen dhe artistët e grimit, të famshmit dhe vajzat e Instagramit janë gati t'i japin një tjetër hov.
Por pse vajzat po shkojnë papritur drejt kësaj ngjyre? Përgjigjja është e njëjtë për të gjitha tendencat kryesore të bukurisë që kemi parë te rikthehen vitet e fundit: nga nostalgjia.
Estetika e fundit të viteve ’60 frymëzonnjë pamje vintage me ngjyrën blu, duke lejuar që të keni sy më të guximshëm, ndërsa u jep vlerë edhe tipareve të tjera.Ngjyra është emocionuese dhe sytë vazhdojnë të jenë pika qendrore për sezonin pasi makeup artistët po kërkojnë nga e kaluara mënyra kreative për të luajtur megrimin e tyre.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
“E dashur mikja ime, Uroj të gjesh sërish lumturinë. Lumturinë e vërtetë dhe paqen brenda shpirtit tënd. E di që...
Është fundi i muajit dhe shumë prej jush ndoshta nuk i kanë gjërat edhe aq mirë me paratë, por sipas astrologëve 3 she...
Disa e duan, kurse disa e urrejnë. Të shumta janë vajzat që duan t’i ngjajnë, por edhe ato që e konsiderojnë si model...