Pastrimi 1 Shkurt 2022

Konsiderohet si një nga materialet më delikate, e dini si duhen larë rrobat e mëndafshit?

Pastrimi

Arti i endjes së mëndafshit e ka zanafillën në vitet 2600 përpara Krishtit në Kinën e largët. Që në atë kohë, pëlhura e mëndafshit konsiderohej si materiali më delikat dhe elegant që mund të vishte një femër. Për të ruajtur të paprekur bukurinë dhe butësinë e mëndafshit duhet të dini sit ë kujdeseni për të. 

1. Larja
Mëndafshi është një fibër natyrale, që duhet larë me shumë kujdes. Larja me dotë është zgjedhja më e përshtatshme në mënyrë që të mos rrezikojmë dëmtimin e strukturës, megjithatë dhe nëse lahet në lavatriçe duhet të keni kujdes të zgjidhni procesin e shkurtër për rroba delikate pa shtrydhje.

2. Asnjëherë mos i thani rrobat e mëndafshit në diell
Ekspozimi i zgjatur në diell mund të dëmtojë mëndafshin dhe ndikon në shkëlqimin e materialit.

3. Palosja
Kontakti me rrobat e tjera apo fërkimi mund të dëmtojë materialin e mëndafshit. Siguroheni që këto rroba t’i varni në kremastare të veçanta dhe jo së bashku me veshjet e tjera.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor