Dekorime 5 Shkurt 2022

Me këto truke të vogla shtëpia juaj do të duket si një hotel luksoz

Dekorime

Nëse doni që shtëpia juaj të duket luksoze, nuk keni nevojë për të shpenzuar shumë para.  Më poshtë ju tregojmë disa truke stilimi që do ta bëjnë menjëherë shtëpinë tuaj të duket më e shtrenjtë.

Hapini mbulesat mbi krevat si në hotel.

Jepini dhomës së gjumit tuaj një stil hoteli duke e “veshur” krevatin tuaj me stil. Këtë mund ta bëni thjesht shtuar disa jastëkë dekor dhe një shirit shtrati në fund të jorganit tuaj standard. Mund të përdorni çarçafë dhe jastëkë standardë të bardhë dhe më pas të dekoroni krebatin me  3  jastëkë katrorë dhe 2  jastëkë drejtkëndësh më të vegjël. Përpiquni të mos përdorni shtresa me modeled he përdorni ngjyra dhe tone neutral. Shtoni një mbulesë në fund të krevatit.

Stiloni shtëpinë tuaj me rregullin e treshit

Raftet, kabinat anësore, komodina dhe tavolinat e kafesë mund të ngrihen duke përdorur aksesorë të thjeshtë nga dyqanet. Për shembull, vazo, enë qeramike, qirinj dhe gjethe të rrema. Megjithatë, për t'i dhënë stil luksoz ambientit, përdorni rregullin e treshit. Kjo nënkupton që të gruponi artikuj të ndryshëm me tre pjesë. Numri tek jep ndjesinë e tërheqjes vizuale, prandaj përdorni artikuj që kanë lartësi, forma të ndryshme për t’i dhënë ambientit një pamje më të shtrenjtë.

Përdorni aromatizues

Ju i mbani mend shtëpitë ku keni qenë vizitorë në bazë të aromave - të mira apo të këqija. Përdorni qirinj aromatike që mund të jenë edhe të lira, për t’i dhënë shtëpisë suaj një vështrim lukroz. Aromat e këndshme janë ftuese dhe i japin shtëpisë tuaj një ndjenjë të pastër si hotelet e shtrenjta. Mund të përdorni edhe vajra aromatikë. Për sa kohë që hapësira juaj mban erë shumë të mirë, mysafirët nuk do ta dinë se sa kushton aromatizuesi që keni blerë.

Përdorni gjithmonë peshqirë të bardhë

Mbani banjat tuaja elegante si të hotelit duke përdorur të gjithë peshqirët e bardhë. mPeshqirët e bardhë duken të pastër, të shtrenjtë dhe të nivelit të lartë, ndërsa mbajtja e peshqirëve me ngjyra dhe me model në ekspozitë i japin banjës tuaj një ndjesi të lirë dhe kaotike. Ashtu si peshqirët edhe mobiljet e banjës përpiquni t’i mbani të thjeshta, elegante dhe prej druri, ose të bardha. Gjithashtu futini në komedinë shampoot apo shishet e tjera me ngjyra.

Asnjëherë mos e ndizni dritën e madhe

Përdorni llamba në vend të dritave të mëdha në tavan, të cilat mund t’I mbani vetëm në rastet kur ju duhen vërtet. Mos përdorni drita të ulëta apo që varen pasi i japing shtëpisë një  ndjesi të zymtë dhe të ftohtë. Përdorni një përzgjedhje llambash tavoline dhe dyshemeje për t'i dhënë një ndjesi shumë më të bukur dhe më të butë shtëpisë tuaj në mbrëmje.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor