Floket 10 Shkurt 2022

Pas 6 vitesh kthehet sërish në modë biondja luleshtrydhe, ja pse duhet ta përqafoni këtë trend të ri

Floket

Këtë pranverë luleshtrydhet nuk do t’i keni vetëm në frigorifer, por edhe mbi krye. Mos u habisni, nuk është një lojë fjalësh, por trendi më i ri i flokëve: bionde luleshtrydhe pritet të bëjë namin sivjet dhe duket se të parat që e kanë përqafuar këtë ngjyrë janë vajzat më IN të Instagramit. Biondja luleshtrydhe është një ngjyrë e veçantë që kombinon nuancat e shndritshme të mjaltit me nuancat më pastel të rozës dhe pjeshkës.

Biondja luleshtrydhe u prezantua për herë të parë në vitin 2016 nga Sienna Miller dhe Kristen Stewart gjatë parakalimit klasik në Festivalin e Filmit të Venecias, për t'u kthyer 6 vite më vonë, në 2022-shin, si ngjyra e momentit.

Ndër të fundit që kanë zgjedhur nuancën bionde luleshtrydhe është këngëtarja, Nicki Minaj, e cila në fotografitë e fundit në Instagram është shfaqur me një bionde të ngrohtë luleshtrydhe të pasuruar me nuanca të arta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj)

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor