Ëmbëlsira 17 Shkurt 2022

Pak shije franceze në kuzhinën tuaj, ja si të përgatisni crème brûlée

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Crème brûlée është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Është një ëmbëlsirë kaq e thjeshtë dhe me pak përbërës, por me plot shije dhe një ide shumë e mirë për festat tuaja.

Përbërësit: 500 ml qumësht me shumë yndyrë ( heavy cream), 6 të verdha vezësh, 1/2 kupë sheqer dhe 2 lugë gjysmë çaji esencë vanilje. ⠀

Përgatitja: Ngrohim furrën në 150 C. Në një enë rrahim mirë të verdhët e vezëve, me sheqerin dhe esencën e vaniljes derisa bëhet si krem. Ndërkohë në një tenxhere ngrohim qumështin aq sa shohim që edhe pak do vlojë dhe e heqim nga zjarri pa arritur pra vlimi. Dhe e shtojmë pjesë-pjesë tek kremi i të verdhave të vezëve duke e trazuar me tel rrahëse shumë shpejt. Pasi kremin e kemi gati plotësisht e hedhim në enët përkatëse që do serviren dhe i vendosim në një tepsi. I vendosim në furrë dhe në tepsi hedhim ujë të nxehtë aq sa mbulohet gjysma e tasave të kremit dhe i lejmë 35 minuta. Pasi janë pjekur i heqim nga furra dhe i lejmë të ftohen dhe i vendosim në frigorifer për 2 orë të ftohen plotësisht. Para servirjes ju shtojmë sipër sheqer dhe e djegim me flakë por nëse nuk e keni aparatin e flakës , pasi ka mbaruar pjekja i heqim nga tepsia, vendosim ndarësen e sobës diku më sipër sobës dhe e kalojmë sobën në grill nga sipër. I vendosim tasat me sheqer nga sipër në sobë dhe e vërejmë derisa sheqeri të digjet dhe merr si ngjyrë kafe. I heqim nga soba, i lejmë të ftohen dhe më pas i kalojmë në frigorifer të ftohen plotësisht. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor