
Imitimi i Eva Alikajt për fëmijët e komunitetit rom shkakton debat në rrjetet sociale
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Santana Çomora
Linda Guri një nga make up artistet më të talentuara me një natyrë kreative spikatëse, së bashku me fotografin e mirënjohur Ergys Zhabjaku ka çelur këto ditë pranë qendrës “COD” në Kryeministri ekspozitën “Prekje”, e cila do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit.
Në të janë të ekspozuara rreth 31 portrete që flasin me gjuhën e make up-it për të përcjell mesazhe mbi jetën. Një video instalacion, portrete të vendosuar në telajo të zezë metalike janë konceptuar përmes prekjes së penelit dhe fotografisë duke na
sjell emocione dhe ndjeshmëri. Në fakt, në pamje të parë të duket sikur jemi në një botë ekzistencializmi, ku porterti i një femre qarkullon në të gjithë ekspozitën për të na sjellë sa më shumë emocione reale dhe të vërteta.
I gjithë proçesi është i ndërtuar mbi një portret real. Teknika e përdorur është një ndërthurrje ndërmjet ngjyrave, plastikës, pluhurave dhe ujit. Janë përdorur këto elemente, pasi nëpërmjet transperencës së tyre mundej të ruhej tipari i portretit,
marrëdhënien e ngjyrës që qëndron mbi portret si dhe të krijonte gjendje dhe emocione të ndryshme shpirtërore tek secial prej tyre.
Pra është një pikturë eksperimentale mbi portret. I gjithë ky proçes më pas është fotografuar nga fotografi Ergysi duke u printuar në material metali. Një ekspozitë moderne dhebashkëkohore me një frymë të re e linja të pastra, duke sjelle mesazhe të forta e që na fton ta viztojmë deri në datën 28 shkurt në ambientet e COD në në Kryeministri.
Aktorja dhe ish-banorja e "Big Brother Vip" Eva Alikaj ka ndarë një ngjarje që i ka ndodhur me fëmijët e komuntitit rom. Alikaj e ftuar...
Nga Paolo Fox UJORI: Punonjësit mund të mendojnë se në përgjithësi është mirë të punosh vetë, t&e...
Nga Paolo Fox SHIGJETARI: Marsi dhe Venusi do ta mbështetin shenjën tuaj që nga data 5. Ana financiare është e vetmja anë ...