
Sipas ekspertes së njohur amerikane këto janë 3 arsyet pse ju bien vazhdimisht flokët
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Emiratet e Bashkuara kanë përuruar Muzeun e të Ardhmes në Dubai, një ndërtesë e vlerësuar si struktura më e bukur në botë. Bëhet fjalë për një elips argjendi i zbrazët shtatëkatësh, i zbukuruar me kaligrafi arabe, me citate nga sundimtari i Dubait.
Muzeu do të ekspozojë risitë e dizajnit dhe teknologjisë, duke e çuar vizitorin në një "udhëtim në vitin 2071". Fasada mbresëlënëse e ndërtesës u ndriçua nga një shfaqje dritash shumëngjyrëshe në mbrëmje, ndërsa njerëzit u mblodhën për të parë spektaklin.
Përurimi u bë nga sundimtari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al-Maktoum, vizioni i të cilit për të ardhmen është vlerësuar si forca lëvizëse pas muzeut. Ndërsa përmbajtja e muzeut nuk është zbuluar ende, ai do të ekspozojë risitë e dizajnit dhe teknologjisë, duke e çuar vizitorin në një "udhëtim në vitin 2071", thanë organizatorët.
Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi është shtëpia e një dizajni tjetër historik, një degë e muzeut të Luvrit të Francës, licenca e të cilit u zgjat me një dekadë vitin e kaluar deri në 2047 me një kosto prej 165 milionë euro.
Pasi presidenti francez Emmanuel Macron hapi Luvrin në Abu Dhabi në fund të 2017-ës, ai tërhoqi rreth dy milionë vizitorë në dy vitet e para se të godiste pandemia e Covidit.
Rënia e flokëve është pjesë e një ekuilibri natyral, disa qime bien ndërsa të tjerët rriten, dhe ajo konsiderohet...
Ndryshimet e fundit astrologjike mund të vijnë papritur për disa shenja edhe pse disa prej tyre prisnin me padurim që Marsi të pë...
Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romanc&eu...