Mirëqenie / 25 Shkurt 2022, 16:04

Acqua di Parma me dy kompozime të reja, një aromë e përjetshme që ju mbush me emocione

Acqua di Parma me dy kompozime të reja, një aromë e

Për më shumë se 100 vjet, Acqua di Parma ka përfaqësuar artin dhe zanatin e tij në krijimin e aromave. Ky pasion i lejoi Maison të krijonte kompozime aromatike që të përfshijnë me emocione dhe zbërthejnë rrëfime unike.

Një aromë e përjetshme, e gjallë, moderne, që mishëron stilin e mirëfilltë dhe rrezatues italian. Çdo aromë e koleksionit Signatures of the Sun, riinterpretuar përmes agrumesh, e kthen një përbërës të njohur, në një eksperiencë që e përjeton për herë të parë, duke e zbuluar të gjithë të papriturën dhe gjallërinë e saj.

Acqua di Parma me dy kompozime të reja, një aromë e

Ju prezantojmë 2 variantet e parfumeve nga Maison: Zambaku i Luginës me lule delikate dhe Oud & Spice, me aromë intensive të drurit.

1. Lily of the Valley

Acqua di Parma me dy kompozime të reja, një aromë e

Zambaku i Luginës në shqip, një lule rrezatuese pranverore. Është e para që lulëzon në pranverë për të thithur rrezet e buta të diellit, që rrezatojnë nga një shteg i parfumuar me një ndjenjë rilindjeje të gëzueshme.

Në momentin e hapjes, tonet e agrumeve të bergamotit, së bashku me notat e gjalla të rrushit të zi sjellin diellin e parë pranveror italian. Ky është vetëm fillimi I këtij parfumi por më pas shpërthen në tone të mrekullueshme jasemini, magnolie dhe barbarozë.

Këto, bashkuar me tonet e myshkut dhe drurit të kedrit përqafojnë aromën magjike te Zambakut të Luginës. Zambaku i Luginës është një lojë delikate e kontrasteve që lejon intensitetin e Zambakut të Luginave, të dalin në dritën e butë të pranverës. Kjo aromë e mbushur me diell, rrit një tërheqje delikate dhe me shumë aromë luleje.

2. OUD & SPICE

Acqua di Parma me dy kompozime të reja, një aromë e

Oud & Spice buron nga pasioni për një nga përbërësit më të rrallë dhe më misteriozë që na ofron natyra: një diamant i paprerë, në një parfum shumë të pasur. Një aromë e frymëzuar nga dashuria për një perlë të jashtëzakonshme që mund të zbulojë një aromë të re dhe befasuese dhe në të njëjtën kohë të fortë dhe të butë.

Në fakt, Oud & Spice ka origjinën rreth varietetit më të rrallë dhe më të çmuar të drurit të agarit, marrë nga rrëshira e pemës Aquilaria. Ky përbërës ndryshon nga aroma e drurit klasik për aromën e tij joshëse.

Hapja origjinale e agrumeve me tone transparente të bergamotit dhe trëndafilit të kombinuara me frutat paksa të ëmbël dhe me mjedër, nxjerrin në pah butësinë e jashtëzakonshme rrezatuese të kësaj arome. Më pas zemra e saj vibruese, e ngrohtë, pikante që përzihen piper rozë, karafil dhe me një aromë kanelle, sjell pasurinë e kësaj esence të jashtëzakonshme.

Acqua di Parma me dy kompozime të reja, një aromë e

Arti i parfumit të Signatures of the Sun plotësohet nga tonet e sofistikuara të paketimit. Etiketa e zezë e butë me logon e saj prej ari të stampuar, ndriçon kutinë e zezë cilindrike të paketimit. Brenda ka shishen ikonë të Art Deco, një xham i pastër dhe transparent për Lily of the Valley dhe xham në të zezë të plotë për Oud & Spice. Të dyja aromat janë të disponueshme në formatet 20, 100 dhe 180 ml.

Acqua di Parma është një simbol i përsosmërisë, mjeshtërisë dhe stilit të jetesës italiane. Marka filloi mbi 100 vjet më parë në 1916 me të famshmen KOLONIA, duke festuar një pasion për të bukurën, vëmendje ndaj detajeve, një elegancë thelbësore dhe e ndritshme dhe një interpretim të stilit të mirëfilltë italian.

Acqua di Parma me dy kompozime të reja, një aromë e

Me kalimin e viteve, Maison ka krijuar Barbiere, Le Nobili, linja Blu Mediterraneo, Linja Signatures of the Sun dhe koleksionin Home.

 

Horoskop