Reperi me origjinë shqiptare Sin Boy dhunohet live në TikTok
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas fillimit të luftës në Ukrainë, miliona njerëz në botë kanë filluar ta shohin presidentin e këtij vendi si hero të një lufte moderne. E duket se përveç zemrave të njerëzve, presidenti dikur aktor do të fitojë edhe para, pasi seriali ku ai luante dikur është më i lakmuari i momentit. Mësohet se një gamë e rrjeteve globale kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të serialit komik “Shërbëtori i Popullit” në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas.
Seriali do të vijë edhe në Shqipëri si pjesë e paketës Tring dhe do të transmetohet shumë shpejt.
Në këtë serial, Volodymyr Zelensky, luajti rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko, një mësues i shkollës së mesme, i shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale. Goloborodko nga një mësues i thjeshtë, nisi të drejtojë vendin duke shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales.
Filmi u bë hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi, por tashmë interesi për të ka arritur kulmin që nga momenti kur Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse. Nicola Söderlund, partneri menaxhues i studios krijuese, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë të shpejtë në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.
Zelensky ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë.
Reperi me origjinë shqiptare, Sin Boy, teksa po performonte “live” në profilin e tij TikTok është dhunuar në mënyr&e...
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...