
Shenjat e horoskopit që vuajtën në 2023 dhe ato që do të buzëqeshin në 2024
Ata kaluan shumë, u përballën me vështirësi dhe panë që jeta e tyre po ndryshonte rrënjësisht. Përgje...
Këpucët dhe çantat me tendencat e sezonit pranverë-verë 2022 kanë debutuar tashmë nëpër butikë dhe në internet. Mes tyre mbizotërojnë modele të reja, referenca tek e kaluara por edhe teksturat bashkëkohore. Tre tendencat kryesore janë : stili sportiv, me protagoniste atlete; stili klasik që fokusohet në nuancat pastel; lëkura, detaje dhe ngjyra me shije ekzotike dhe etnike.
Stili sportiv
Atlete dhe smartphone. Rrip dhe kufje. Çantat dhe këpucët kombinohen me objekte të nevojshme bashkëkohore. Në plan të parë, modelet gjimnastike me thembra me takë të lartë dhe tekstura teknike. Për hapa të shpejtë dhe të shkathët. Çantat janë të mëdha dhe me kapacitet për t'i mbajtur mbi supe por edhe çanta shpine.
Në këtë trend të aksesorëve të pranverës 2022, ngjyrat gjithmonë të ndezura kombinojnë dy botët. Nga bluja elektrike në të verdhë limoni, nga e kuqja e zjarrtë tek bojëqielli.
Trendi i aksesorëve Pranverë 2022: Bon ton
Është propozimi më femëror dhe elegant për t’u dukur në verë. Në plan të parë takat e të gjitha llojeve: dekolte prej lëkure të lyer (Moschino), këpucë me ngjyra (Prada), sandale me kopsa të stolisur (Roger Vivier). Çantat zgjedhin edhe forma klasike dhe më formale. Me dorë me forma të përcaktuara dhe të pasuruara me detaje xhevahiri (Bulgari), çanta hobo, çanta supi me logo (Cartier), çanta të rafinuara clutch (Fendi).
Nuancat kryesore janë delikate dhe pastel: krem, rozë, blu, ngjyrë misri dhe lajthi. Ka shumë aksesorë sezonalë që fokusohen tek stilet që të kujtojnë vendet e largëta me ngjyra tropikale, ëëndisje cigane, doreza bambuje etj.
Ata kaluan shumë, u përballën me vështirësi dhe panë që jeta e tyre po ndryshonte rrënjësisht. Përgje...
Përveç pensionistëve shpërblimi i fundvitit pritet të jepet edhe për kategori të tjera. Ka qenë ministri i Financave...
Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç tha në “Good Mornig Albanians” se ngrohëset e vogla elektrike, konsumojnë më...