Bukuria 15 Mars 2022

U zgjodh gruaja e vitit 2022, cili është sekreti i bukurisë së Amal Clooney

Bukuria

Ajo spikati e veshur me rozë në kopertinën e numrit të ri të Time: Amal Clooney u zgjodh gruaja e vitit në çmimin Gratë e Vitit 2022 të revistës së njohur amerikane. E zgjedhur për vendosmërinë dhe ndjeshmërinë e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, avokatja e britanike me origjinë libaneze zgjodhi një pamje bukurie në të cilën bien në sy buzët e kuqe, grimi i saj i lehtë dhe flokët e saj të gjatë dhe me shkëlqim kafe.

E zgjedhur mes 11 grave të tjera, të spikatura për aftësinë e tyre për të ndryshuar botën duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më paqësore, Amal Clooney njihet si një avokate që nuk ndalet para asgjëje.

E nëse shumë e kanë “akuzuar” si tepër empatike, gjatë intervistës ajo ka deklaruar se falë aftësisë së saj për indinjatë përballë historive të caktuara, arrin të fitojë kauza dhe të nxjerrë në plan të parë në botë situatat e abuzimit dhe padrejtësitë.

Kush kujdeset për pamjen e jashtme të Amal Clooney?

E pandalshme në gjyqe dhe madje edhe para asamblesë së OKB-së, ajo shfaqet gjithmonë e grimuar në mënyrë perfekte. Pas pamjes së saj në të gjitha shfaqjet, sidomos në daljet në tapetet e kuq krah bashkëshortit të saj George, fshihet “guruja” e grimit Charlotte Tilbury (e preferuara e Kate Moss) dhe Serge Normant, një parukier në Londër, të cilit avokatja i beson shpesh flokët e saj.

Sekreti i bukurisë së Amal Clooney: kurrë pa një hidratues

Charlotte Tilbury, shoqja e saj  dhe njëkohësisht grimerja e yjeve - dhe themeluesja e markës së bukurisë me të njëjtin emër, zbuloi sekretin e bukurisë së avokates 45 vjeçare.

Kremi Magjik i Amal duhet të ketë veti antioksidante dhe forcuese, si dhe me një SPF15, ushqyes me gjalpë shea, acid hialuronik dhe vaj trëndafili dhe kamelie për hidratimin dhe vitamina C dhe E për ta bërë lëkurën të shkëlqejë. Masazhi i përditshëm për kujdesin e lëkurës është një ritual thelbësor.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor