
OBSH: Rriten me 30% rastet me HIV në Europë
Sipas raportit të OBSH situata është drejt përmirësimit Rriten me pothuajse 30% rastet e HIV në Evropë. Sipas raportit t&e...
Një artikull klasik që nuk del kurrë nga moda. Pantallonat ngjyrë bezhë janë një nga ato artikujt që çdo vajzë apo grua duhet t’i ketë gjithmonë në gardërobë. Përveçse ju tregojnë elegante janë të përshtatshme për t’u veshur në çdo variant. Për një kombinim interesant, fokusohuni vetëm te kontrastet. Më poshtë ju sjellim 5 ide origjinale për t'i provuar këtë sezon.
Plotësisht neutrale
Kostumi neutral është një investim afatgjatë i sigurt. Një model i tillë është i lehtë për t'u veshur dhe ju lejon të ndryshoni kostumin e zakonshëm të zi të zyrës. Ngjyra bezhë thekson ngjyrat e tjera dhe ndërkohë mbetet thelbësore dhe elegante. Një palë pantallona të gjera ngjyrë bezhë lino mund të përshtaten lehtë me një xhaketë oversize.
Veshje bazike dhe aksesorë në ngjyra të ndezura
Ngjyra bezhë mund të balancohet në mënyrë natyrale me ngjyrat e tjera. Bezha ju lejon të jeni të guximshëm me paletën e ngjyrave. Duke filluar me një palë pantallona të gjera bezhë, është e mundur të luani me nuancat e momentit për të krijuar një kombinim të mrekullueshëm. Tonet e estradës Pranverë Verë 2022 ku duhet fokusuar: jeshile , rozë Barbie, portokalli. Këto ngjyra mund t’i keni në aksesorë ose në xhaketa.
Rikthim në kolegj
Pamja e stilit preppy është shumë e pëlqyer këtë sezon. Si t'i kombinoni pantallonat bezhë me një llok steet style? Me një palë këpucë në stil më burrëror. Mund të kombinoni një model pantallonash bezhë të lirshme, të relaksuar dhe që përshtaten. Kombinojini me një këmbishë të shkurtër blu dhe një pulovër .
Këmishë oversize + bluzë e bardhë
Pantallonat tradicionale elegante ngjyrë bezhë marrin një pamje krejtësisht të re kur kombinohen me disa detaje të vlefshme stilimi. Konkretisht, në vend të këmishës së bardhë, vishni një variant oversize si bluzë. Vëmendja ndaj detajeve është gjithçka: një rrip lëkure për meshkuj, sandale me gisht me taka në vend të këpucëve dekolte. Një look trendi që funksionon edhe me një palë atlete tërësisht të bardha.
Me një bluzë vintage me lule
Është perfekt kombinimi me pantallonat bezhë edhe në verë. Sekreti është të fokusoheni në një veshje prej liri ose pambuku.
Sipas raportit të OBSH situata është drejt përmirësimit Rriten me pothuajse 30% rastet e HIV në Evropë. Sipas raportit t&e...
Nëna e këngëtares së njohur Beyonce, Tina Knowles në postimin e saj në rrjetet sociale u përgjigjet atyre që e kritiku...
Një hulumtim i botuar së fundmi në revistën “Nature Food” ka vlerësuar të dhënat shëndetëso...