Shëndeti i gruas 22 Mars 2022

Gratë që kalojnë menopauzën përpara kësaj moshe janë më të rrezikuara nga problemet e shëndetit mendor

Shëndeti i gruas

Sipas një studimi të ri, gratë të cilat kalojnë në menopauzë përpara moshës 45-vjeçare, janë më të rrezikuara për t’u prekur nga demenca. Rezultatet e këtij hulumtimi treguan se gratë që kaluan në menopauzë para të 40-ave, kishin rrezik 35% më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje, krahasuar me gratë që këtë proces e kalonin pas të 50-ave. Gratë që hynë në menopauzë në moshën 45-vjeçare ose më herët kishin 1.3 herë më shumë gjasa t’ju shfaqej demenca para moshës 65 vjeç.

“Duke qenë të vetëdijshme për këtë rrezik në rritje mund t'i ndihmojë gratë të praktikojnë strategji për të parandaluar demencën dhe të punojnë me mjekët e tyre për të monitoruar nga afër aftësitë e konjitive ndërsa plaken”, - tha Wenting Hao, MD, autor i studimit.

Ndikimi i menopauzës së hershme në rrezikun e problemeve mendore

Sëmundja e Alzheimerit, një lloj specifik i degradimit të gjendjes mendore, prek në mënyrë disproporcionale gratë. Studiuesit nuk përcaktuan një shkak për lidhjen e mundshme midis menopauzës së hershme dhe rritjes së rrezikut të problemeve mendore, por ata vunë në dukje se nivelet e estrogjenit mund të jenë përgjegjëse. “Ne e dimë se mungesa e estrogjenit për një kohë të gjatë rrit stresin oksidativ, i cili mund të rrisë plakjen e trurit dhe të çojë në dëmtime njohëse”, - tha më tej Dr. Hao.

Ndërsa gjinekologia Alyssa Dweck, që nuk ishte e përfshirë në këtë hulumtim, shpjegon se receptorët hormonalë, veçanërisht estrogjeni, janë të pranishëm në tru dhe duket e arsyeshme që rënia e papritur ose graduale e niveleve të estrogjenit, për shkak të menopauzës dhe pavarësisht nga mosha, mund të ndikojë në aftësitë njohëse.

Megjithatë, vetë studiuesit pranojnë se hulumtimi ka disa kufizime, duke marrë parasysh se është kryer me gra që i përkasin komunitetit të bardhë dhe nuk mund të përgjithësohet domosdoshmërisht në një popullsi më të larmishme. "Studimi gjithashtu nuk analizoi gratë që iu nënshtruan menopauzës së hershme për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale për një sërë arsyesh dhe nëse kjo ishte gjithashtu e lidhur me problemet e hershme mendore”, - thotë Gabriel Zada, kirurg neurolog.

Faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e shfaqjes së problemeve të shëndetit mendor

Aktualisht nuk ka mënyra efektive të njohura për të trajtuar ose parandaluar sëmundjen e Alzheimerit ose probleme të tjera mendore, por ka mënyra për të ndihmuar në uljen e rrezikut të përgjithshëm të zhvillimit të sëmundjeve.

•Mosha që është faktori më i rëndësishëm i njohur i rrezikut për sëmundjen e Alzheimerit dhe prirja gjenetike janë dy elemente që mund të ndikojnë shumë në gjasat e një personi për të zhvilluar probleme të aftësive njohëse.

•Raca dhe gjinia ndikojnë gjithashtu në rrezikun e sëmundjes së një personi, sa i përket atyre të shëndetit mendor, afrikano-amerikanët, indianët amerikanë dhe vendasit e Alaskës kanë normat më të larta, ashtu si edhe gratë.

•Stili i jetesës që ndjekim, ka gjithashtu peshën e tij të ndikimit. Praktikat e rekomanduara për të ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve mendore përfshijnë fokusimin në mirëqenien e përgjithshme si për shembull: kontrolli i presionit të lartë të gjakut dhe menaxhimi i sheqerit në gjak, të qmbajturit të vetes aktivë fizikisht dhe mendërisht, parandalimi i lëndimeve në kokë dhe reduktimi ose eleminimi i përdorimit të alkoolit dhe duhanit.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor