Pastrimi 22 Mars 2022

Doni që dritaret tuaja të duken xixë? Provoni këto produkte dhe nuk do të zhgënjeheni

Pastrimi

Edhe nëse nuk na pëlqen gjithmonë, pastrimi i xhamave pa lënë vija e njolla është një nga gjërat që na kënaq më shumë dhe që i shton vërtet shkëlqimin shtëpisë. Përdorimi i produkteve industriale mund të jetë i kushtueshëm dhe jo shumë miqësor me mjedisin; prandaj ndonjëherë është më mirë të mbështetemi në disa hile që kanë përdorur gjyshet tona shumë kohë më parë, me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi.

Pastroni xhamat me uthull të bardhë

Uthulla e bardhë nuk përdoret vetëm për sallatat. Ajo mund të shërbejë si një pastrues ideal xhamash, që mbi të gjitha nuk lë njolla e vija. Ju mund të përzieni uthull të bardhë me ujë, në raportin një me tre, shtoni disa pika limoni për të neutralizuar erën dhe pastruesi i xhamave është gati. Një tjetër mundësi është të përzieni dy gota ujë, tri lugë çaji uthull të bardhë (ose acid citrik) dhe gjysmë luge çaji detergjent të lëngshëm. Më pas masën e hedhim në një enë nga e cila mund ta sprucojmë, e tundim mirë dhe e kemi gati pastruesin.

Kaloni llum kafeje në dritare

Tingëllon e çuditshme, por ju mund t'i bëni xhamat xixë duke përdorur llumin e kafes. Ky i fundit heq papastërtitë pa lënë gërvishtje. Një këshillë tjetër për të marrë rezultat të mirë është pastrimi horizontalisht i dritareve nga ana e brendshme dhe vertikalisht nga ana e jashtme, në mënyrë që në rast të mbetjeve të produktit, të dimë se cilën pjesë të xhamit të kalojmë.

Gazeta si qëmoti

Jo të gjithë e dinë se fletët e gazetave janë të shkëlqyera për pastrimin e xhamave dhe dritareve. Thjesht aplikoni disa pika alkool dezinfektues dhe fërkojeni me letër për të hequr çdo papastërti në sipërfaqen e xhamit.

Produkte të tjera shtëpiake për të mbajtur xhamat pastër janë:

•Zbutësi i rrobave, i cili lë një shtresë në xham që parandalon që parandalon gjurmët e pikave të shiut.

•Amoniaku ka vetinë ta lërë xhamin me shkëlqim.

•Pluhuri i talkut pastron xhamin dhe lë një aromë të mirë në të. Përzieni një lugë pluhur talku me 350 ml ujë, hidheni në një enë nga e cila mund ta spruconi dhe e keni gati.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor