
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Byreku ka për të qenë gjithmonë receta jonë e preferuar, pavarësisht mbushjes e cila duhet të jetë e përshtatur me sezonet, pra spinaqi të përdoret në kohën e tij, lakrat apo kungulli po ashtu. Sot e kemi bërë pak ndryshe sepse në mbushjen e tij kemi shtuar edhe vezë
Përbërësit për brumin: 500 g miell, 90 ml vaj ulliri, 200 ml verë e ngrohtë e bardhë, 1 lugë gjelle kripë.
Për mbushjen: 400 g lakra të egra te ziera, 350 g djathë të bardhë ose gjizë pa kripë, 1 vezë, 100 g Parmigiano i grirë apo djathë Grana, kripë, piper.
Përgatitja: Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin derisa brumi të trashet, si brumi i bukës (me mikser ose me dorë). E mbulojmë dhe e lëmë derisa të përgatitim mbushjen. Shkrijmë lakrat dhe i shtrydhim për të hequr ujin. E presim me një thikë të mprehtë për lehtësim. E përziejmë me djathin dhe shtojmë vezën, djathin e grirë, kripën dhe piperin. Të gjithë përbërësit do të jenë shkrirë. Ngrohim paraprakisht furrën në 180°. Ndajmë brumin në dy pjesë. Krijojmë 2 toptha brumi dhe e hapim me petës. Vendosim sipër petës së parë përbërjen, fusim vezët e ziera fare pak (ose të paziera por nuk do kenë të njëjtën formë) dhe sipër i hedhim një petë tjetër. E pjekim për 30 minuta në furrë ne temperaturë 180°.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...