Ëmbëlsira 23 Mars 2022

Receta e vetme e ashures që do t'ju bëjë të lëpini gishtat

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Ashurja është një ndër ëmbëlsirat më të shijshme dhe më të dashura për shqiptarët. Tradita e përgatitjes së saj në familjet tona është e hershme, po aq sa edhe mbetet ende ndër më të preferuarat sidomos në raste festash dhe jo vetëm.

Përbërësit për 6 tasa: 150 g grurë, 1,5 lt ujë, 100 g sheqer, 2 lugë niseshte
50 gr boronicë e kuqe e thatë, 100 g arra, 1 lugë gjalpë, 1 lugë kanellë dhe pak kripë.

Përgatitja: Lajmë grurin me ujë të nxehtë, e vendosim të ziejë duke hequr 1 gotë ujë që do tresim niseshtenë. Pasi gruri ka zier plotësisht gati 1 orë me temp të ulët, shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. E ziejmë 5 minuta sa të ëmbëlsohet, tretim niseshtenë dhe kanellën në ujin që lamë në fillim , e hedhim te masa e grurit, sa te marri valë e heqim. Shtojmë frutat e thata të copëtuara. E ndajmë në tasa. Pasi ftohet e zbukurojmë sipas dëshirës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor