A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Acqua Di Parma prezantoi tani në Mars 2022 parfumin e ri “Colonia C.L.U.B”. Aroma e këtij parfumi do ju përcjellë një sensacion të ri, do ju përfshijë në një eksperiecë jetësore që të ndjeni pikërisht të tashmen. Në një moment të tillë të pasigurt në botë është e rëndësishme të jetojmë momentin dhe të jemi të rrethuar nga njerëzit tanë të dashur.
Pikërisht kjo është ajo ç'ka Colonia C.L.U.B do t’ju transmetojë.
Mbyllni sytë dhe mendoni; Ju ndodheni pikërisht ne vendin ku do donit të ishit, të rrethuar nga njerëzit tuaj të dashur, që ju transmetojnë një ndjesi të brendeshme lumturie. Të ndjehesh i sigurt dhe pranë miqve të tu, kjo të jep fuqi dhe kjo është veçantia jonë si njerëz, dashuria për njëri-tjetrin.
“Colonia C.L.U.B” është aroma jote dhe e të gjthë të dashurve të tu.
Këto janë ndjesitë e përcjella nga COLONIA C.L.U.B., një ‘klub’ i ri gjithëpërfshirës që feston momente të paharrueshme. Dëshira për të qenë me miqtë, lumturia e ndarjes së përvojave të reja dhe zbulimet e reja, një darkë të improvizuar, aperitiv në vendin e preferuar, apo edhe një udhëtim fundjave.
Por cili është kuptimi I emrit të kësaj fragrance? Katër shkronja, unike dhe të dallueshme, secila me një kuptim të saktë:
C për Community - Komunitetin,
L për Life - Jetën,
U për Unique - Unike,
B për Bond - lidhje shpirtërore
Të gjitha së bashku përbëjnë vlerat themelore të këtij komuniteti që ne jetojmë. Kjo fragrancë të bën pjesë të një familje të madhe, pjesë të lidhjeve të vërteta dhe spontane por të përjetshme, pjesë të një një dimension të ri e një thellësie marrëdhëniesh, dhe të evokon një besimi emocionues që shfaqet, kur ndihesh i dashuruar me veten për veçantitë që ti ke.
Por cila është aroma dhe si vjen tek ne?
Notat e limonit dhe bergamotit mund të dallohen që në fillim, duke dhënë aromë joshje dhe duke ofruar një ndjenjë bashkimi dhe lidhjeje.
Në të njëjtën kohë, prekja pikante e boronicës së kuqe dhe piperit të zi krijojnë një lidhje të pazgjidhshme me zemrën e aromës, së cilës i shtohet freskia e rozmarinës.
Në një përqafim të fundit, notat cedarwood të dhe myshku, ngjallin ndjenjën mahnitëse të pranimit të vetes dhe të qënit pikërisht aty ku do donit të ishit.
Një aromë dinamike dhe e shkujdesur njesoj si momentet qe ndahen me miqte, një C.L.U.B ku ti mund te jesh vetvetja.
Një parfum që flet për jetën, për njerëzit me të cilët ndani atë aromë unike dhe një lidhje te sinqertë që ju mbush me forcë. Një himn për besimin dhe për çdo aspekt në veçantise tuaj.
Një parfum që flet për jetën, për njerëzit me të cilët ndani atë aromë unike dhe një lidhje te sinqertë që ju mbush me forcë. Një himn për besimin dhe për çdo aspekt në veçantinë tuaj.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...