Keshilla bukurie 27 Mars 2022

8 arsyet pse nuk ka bëjnë efekt as produktet e shtrenjta të bukurisë

Keshilla bukurie

Ndonjëherë duket se produktet e bukurisë me cilësi të lartë dhe të shtrenjta nuk kanë asnjë efekt në lëkurën tonë. Mund të ketë shumë arsye për këtë, por ndoshta mund të jenë gabimet tona në rutinën e përditshme. Më poshtë, keni disa nga gabimet që ne bëjmë më shpesh gjatë rutinës së kujdesit për veten.

Aplikoni maskat saktësisht poshtë syve - Duhet të keni parassyh se lëkura poshtë syve është mjaft delikate dhe produktet që përdoren për të, duhet të jenë të testuara me detaje nga okulistët dhe oftalmologët. Asnjë produkt tjetër, sado i mirë qoftë nuk duhet aplikuar në këtë zonë.

Masazhoni trupin me furçë në mënyrë të gabuar – Masazhimi me furçë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ka shumë efekte pozitive në lëkurë, por nëse nuk e bëni siç duhet, nuk do t’i gëzoni pëfitimet. Tregoni kujdes me forcën dhe presionin që ushtroni.

Prisni efektet e një operacioni plastik nga masazhi me gurin “sha” – Këta gurë masazhues janë përhapur shumë kohët e fundit, por mos prisni rezultat brenda ditës, sikur të keni bërë një ndërhyrje plastike te kirurgu.

Aplikoni shampo të thatë në flokë të palarë – Shampoja e thatë është më efektive nëse e përdorni direkt pasi keni larë flokët, në mënyrë që t’i ruani të pastër për më gjatë.

Përdorni të njëjtin produkt për një kohë të gjatë – Është fat të gjesh një produkt që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, por kini parasysh që nevojat ndryshojnë, e për rrjedhojë edhe produktet që përdorni duhet t’i ndryshoni herë pas here.

Nuk ndiqni radhën e duhur të aplikimit të produkteve – Nëse doni që produktet që përdorni të kenë efekt, është shumë e rëndësishme të respektoni radhën që ju ka sugjeruar farmacistja apo dermatologia juaj.

Përdorni kthyesen e qerpikëve pas rimelit – Kjo rrit rrezikun e këputjes së tyre, pasi rimeli i bën të të dobët qerpikët.

Nuk e lagni sfungjerin përpara se të aplikoni kremin pudër – Po të lexoni me kujdes udhëzimet kur blini sfungjerin, aty thuhet se duhet lagur para përdorimin. Nëse e përdorni të thatë, ai do të përthithtë shumë nga fondatina juaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor