Orakulli i kuzhinës 29 Mars 2022

E kemi të gjithë në shtëpi, por a është e shëndetshme të skuqim me vaj ulliri?

Orakulli i kuzhinës

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare. Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Por, a është e shëndetshme të gatuash me vaj ulliri?

Kjo është një ato tema që ngre shumë pikëpyetje dhe nuk ka një përgjigje të prerë, ama nga studimet e fundit ka rezultuar se nëse gatuhet, vaji i ullirit i humbet shumë prej cilësive që e bëjnë të ndryshëm nga të tjerët, sa u përket vetive kurative. Vajrat vegjetale oksidohen me kalimin e kohës, si rrjedhojë ky proces përshpejtohet në rastet e temperaturave të larta.

Djegia e vajit të ullirit shkakton shkatërrimin e enzimave, proteinave natyrale, duke sjellë në këtë mënyrë rritjen e karbohidrateve dhe sheqerit dhe humbjen e vitaminave dhe mineraleve.



ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor