Ëmbëlsira 29 Mars 2022

Kek i veçantë pa gjalpë dhe vezë

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

PËRBËRËSIT: 250 ml ujë i vakët, 50 ml vaj ulliri, 250 g miell, 150 g sheqer pluhur, 1 vanilje, 1 fryrës keku, 1/2 limoni të shtrydhur dhe lëkura e tij. 

PËRGATITJA:  Në tas bashkojmë miellin, sheqerin pluhur, fryrësin edhe vaniljen. Në një kavanoz me kapak ose gotë të madhe bashkojmë ujin, vajin, lëkurën dhe lëngun e limonit. E shtojmë te mielli edhe e përziejmë derisa të krijohet brumi i kekut, e vendosim në tavën e pjekjes. Furra duhet ngrohur më parë dhe pjekja të bëhet me 180 gradë për 45 minuta. Pasi ftohet plotësisht e ndajmë në dy pjesë edhe e mbushim me krem mjedre ose nëse nuk prisni dot si puna ime sa të ftohet ia hidhni sipër dhe e zbukuroni me një dekor minimalist, një degë mente.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor