Pastrimi 30 Mars 2022

Si të shpëtoni rrobat nga njollat e djersës me përbërësit që i keni në shtëpi

Pastrimi

Ju ka ndodhur të mos vishni më një bluzë edhe pse e pëlqeni shumë, vetëm për shkak të njollave që lë djersa? Zona poshtë sqetullave është e para që krijon njolla në formë hartash, të cilat mbeten shenjë goxha gjatë.

Për të parandaluar krijimin e këtyre shenjave, zgjidhja ideale do të ishte përdorimi i një deodoranti pa alumin. Pasi e aplikoni në zonën e sqetullave, prisni pak derisa të thahet e më pas vishni bluzën.

Por, ka edhe raste kur mund ta keni me nxitim dhe nuk prisni dot derisa antidjera të thahet natyralisht. Në këto situata, mund t'ju vijë në ndihmë një tharëse flokësh për të kursyer kohë.

Nëse njollat tashmë janë krijuar, ka një metodë shumë të thjeshtë për t'i hequr ato me tre përbërës që i kemi të gjitha në kuzhinë. Një përzierje me bazë sodën e bukës do të ndihmojë në rregullimin e nivelit të pH dhe do të reduktojë bakteret.

Ju nevojiten lëng limoni, ujë dhe sodë buke. Lëreni përzjerien të veprojë mbi njollë për disa minuta e më pas vendoseni atë në lavatriçe për ta larë si zakonisht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor