
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Me siguri e keni vënë re që kur shkoni në shtëpinë e dikujt e dini edhe aromën që do të ndieni, pasi ju duket sikur është karakteristike vetëm për atë shtëpi. Në fakt aromat vijnë nga detergjentët që përdorni, erërat e gatimit, mjetet e pastrimit dhe freskuesit e dhomës. Këto aroma më pas zënë hapësira si perde, qilima, mbulesa dhe jastëkë. Të kombinuara së bashku, ndërthurja e këtyre aromave krijon aromën tuaj të veçantë të shtëpisë.
Ato që krijon aromën e shtëpisë janë faktorët si kafshët shtëpiake, orenditë, pirja e duhanit, gatimi dhe mënyra si pastroni. Për shembull, një shtëpi me dysheme druri, do të ketë një erë të ndryshme nga një shtëpi me moket, ose me pllaka.
Ndërsa disa shtëpi kanë një aromë më të këndshme se të tjerat, ka disa aroma që do të preferonit t'i shmangnit, si ajo e kafshëve shtëpiake , e lagështisë apo e mykut. Gjithashtu erërat e forta dhe të gjata mund të jenë një shenjë se mund të keni një problem me kondicionerin tuaj.
A krijon kondicioneri juaj aromë të dallueshme?
Le të themi se ka një erë të fortë dhe karakteristike myku që shfaqet kur jeni duke përdorur ajrin e kondicionuar. Është e mundur që myku të jetë përhapurnë rreth spirales tuaj të kondensatorit. Kjo ndodh kur kullimi i tavës së kondensatorit nuk funksionon mirë. Për këtë arsye kondicioneri duhet pastruar herë pas here.
Nëse erërat tuaja shkaktohen nga elementët mjedisorë, provoni disa nga këto zgjidhje të thjeshta për të ndaluar ato erëra.
Ndërroni filtrin e ajrit të kondicionuar më shpesh. Për të hequr erën e vazhdueshme të kuzhinës që vjen nga një perime e mprehtë si lulelakra ose brokoli, shtoni një lugë gjelle lëng limoni në ujë ose në pjatën e gatimit. Gatuani me ventilator të ndezur. Ajrosja e procesit të gatimit mund të eliminojë aromat e vazhdueshme. Nëse është diçka me erë shumë të fortë si një pjatë me kerri ose qimnon, provoni të hapni edhe dritaret. Pasi hidhni plehrat nga koshi përdorni uthull të bardhë ose detergjent për të pastruar koshin dhe për të neutralizuar erën.Uthulla është e mrekullueshme sepse vret mykun, mikrobet dhe bakteret falë aciditetit të lartë.
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...