Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Për Chanelle Mason, gruan britanike nga Hertfordshire, ishin kthyer në përditshmëri pyetjet e familjarëve dhe miqve rreth një shtatzënie të mundshme, por kurrsesi nuk mund ta merrte me mend që barku i saj i fryrë ishte pasoje e një lloji të rrallë të kancerit ovarian. Që prej karantinës së marsit të 2020-s tridhjetedyvjeçarja kishte shtuar shumë peshë dhe besonte se kjo vinte nga abuzimi me ushqimin dhe stresi, por pasi iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh mjekët i konfirmuan se kishte një cist kancerogjen 33 centimetra të gjerë, i madh sa një top futbolli.
Chanelle ka ndarë së fundmi historinë e saj duke paralajmëruar kësisoj të gjitha vajzat e gratë që të tregojnë kujdes pasi pas një ndryshimi në peshë mund të fshihen probleme të mëdha. "Nuk kam qenë kurrë e dobët, ndaj kur mora disa kg më shumë gjatë karantinës nuk i kushtova shumë rëndësi. Mirëpo shatorin e shkuar fillova të fryhesha shumë sa shpeshherë njerëzit kujtonin se isha shtatzënë. Fillimisht nuk kisha asnjë shqetësim, përveç një gunge të çuditshme në fund të barkut, por që zhdukej dhe rishfaqej vetiu. Kurse më vonë m'u shfaqën probleme me frymëmarrjen", -tregon ajo.
Mirëpo vjet dhimbjet u shtuan dhe 32-vjeçarja përfundoi në spital pasi kishte hemorragji të vazhdueshme. Ajo iu nënshtrua një operacioni urgjent. Mjekët do të habiteshin kur të zbulonin cistin kancerogjen. Madje ky ishte një rast i rrallë për ta pasi nuk ishin përballur kurrë më përpara me një madhësi të tillë. Cisti rrezikonte në mënyrë serioze shëndetin e saj, pasi kishte shtypur organet e brendshme.
Pas ndërhyrjes ata e diagnostikuan me një formë të rrallë të kancerit në vezore, kanceri ovarian mukinoz, i cili zhvillohet fillimisht në stomak, zorrë dhe në qafën e mitrës. Rreth 200 gra në Mbretërinë e Bashkuar dhe 600 në SHBA diagnostikohen me këtë lloj kanceri çdo vit.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...