Mirëqenie / 5 Prill 2022, 13:39

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i kalit”, ja tendenca e fundit e flokëve

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

Disa shkolla në Japoni e kanë të ndaluar rreptesisht këtë model flokësh në klasa, sepse sipas tyre është një model jo i hijshëm. Kjo pasi flokët bisht nxjerrin në pah qafën, e nxjerrin më të gjatë dhe më bukur dhe kjo është një nga zonat e trupit më tërheqëse e më sensual tek gratë atje.

Por ky model , në dukje më i thjeshti vazhdon të jetë një nga modelet më të preferuara nga gratë dhe vajzat, sidomos në raste zyrtare. Nga Kate Middleton gjatë turneut të fundit mbretëror te Jessica Chastain në Oscar, modelet e fundit  të vërejtura në fakt janë të gjitha për t'u kopjuar.

Bishti i kalit, nga Kate Middleton te yjet në tapetin e kuq

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

Javët e fundit, modeli më i thjeshtë i flokëve për flokë të gjatë ka përjetuar një moment të vërtetë të artë. E rilançuar nga Kate Middleton gjatë turneut të fundit mbretëror në Karaibe, ky model u performua mirë edhe nga Kendall Jenner dhe Kim Kardashian në festën e Oscar-it të Vanity Fair.

Një model që ka një dozë të mirë praktike, siç dëshmohet nga dukesha e Kembrixhit kur zbriti në Kingston të Xhamajkës. Me flokët të kapura, Kate ndryshoi pamjen e saj në udhëtimin e shkurtër që e çoi në një takim me Guvernatorin e Përgjithshëm të vendit, një detaj që shumicës i ka munguar.

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

Bishti gjithashtu ka fuqinë të befasojë. Në tapetin e kuq, për shembull, shpesh konsiderohet shumë e thjeshtë, por më pas jep pamje flokësh që arrijnë të magjepsin me përpjekje minimale, si ajo e Jessica Chastain, fituese e Oscar-it 2022 për aktoren më të mirë në filmin The Eyes of Tammy Faye.

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

“Bisht i mesëm” për flokë gjysmë të gjatë, bisht i lartë për flokë të gjatë

Për flokë të gjatë sa ato të Middleton dhe Chastain është i ashtuquajturi "bisht i mesit" ai që është më i pëlqyeri. Është një bisht i thjeshtë, i cili arrin më së shumti lartësinë e tehut të shpatullave.

Nëse flokët janë të hollë, zakonisht përdoret një stilim para  me furçë për flokë, tharëse flokësh etj për t’i dhënë më shumë volum.

“Barbie Ponytail”, si Kim Kardashian, Dua Lipa dhe Chiara Ferragni

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

Megjithatë, modeli i flokëve i njohur në rrjetet sociale është ai i njohur si “Bishti i kalit si Barbie” i cili fokusohet në flokët që kanë shumë gjatësi, sigurisht të arritura ndoshta me eksteinshën, bishti i kapur më lart merr një rezultat më të plotë, më të trashë dhe më skenografik.

Ndër adhuruese t e këtij modeli janëkëngëtaret Dua Lipa dhe Ariana Grande dhe sigurisht Jennifer Lopez. Gjithashtu Chiara Ferragni e cila herë pas here krijon modelin e saj.

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

Bishti i çrregullt, i kapur poshtë, i shpejtë dhe praktik

Bishti i çrregullt dhe i kapur poshtë, i sajuar me një lloj çrregullimi të qëllimshëm nuk ka nevojë për zgjatime dhe as për një mjeshtëri të ekzagjeruar. Sekreti është t’u jepni pak drejtim përpara se të mblidhni flokët, ndoshta me ndihmën e një pjasteri.

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

Një zgjidhje gjithmonë efektive, edhe nëse keni një prerje mesatare. Në këtë rast bishti do të jetë "i ulët", i bukur edhe super i thjeshtë dhe nëse vendosni një kapëse. Pranvera, për më tepër, ju fton të guxoni me aksesorët. Bishti ju ofron mundësi interpretimi dhe stilimi, për çdo rast.

Flokët bisht: Nga modeli i “Barbie” tek “Bishti i

Horoskop