Shëndeti i gruas 7 Prill 2022

Pas Ocars po flitet kudo për të, por e dini cilat janë llojet më të shpeshta të alopecisë te gratë dhe shenjat e tyre?

Shëndeti i gruas

Nëse ka një gjë për të cilën do të mbahet mend gjatë ceremonia e sivjetshme e ndarjes së çmimeve Oscar, pa diskutim që është shuplaka që Will Smith i dha komedianit, Chris Rock pas një batute që ky i fundit bëri për qethjen e saj tullace. Që nga ai moment e deri më sot, është folur gjerë e gjatë për rënien e flokëve, si ndikon në mirëqenien e një individi etj. Në artikullin e sotëm do të flasim për llojet e zakonshme të alopecisë te gratë.

Alopecia areata

Një nga llojet më të zakonshme të alopecisë te gratë është alopecia areata. Në këtë rast, rënia e flokëve shkakton njolla ovale në zona të ndryshme të kokës që mund të shfaqen brenda ditëve ose muajve. Ende nuk dihet se cili është shkaku i kësaj alopecie, por studime të ndryshme e lidhin atë me predispozitën gjenetike të historikut familjar, çrregullimet hormonale, stresi, shtatzënia etj. Përveç rënies masive të flokëve, në rastin e alopecisë areata gratë që vuajnë prej saj kanë kruajtje ose djegie. 

Alopecia androgjenetike

Alopecia androgjenetike është lloji i dytë më i zakonshëm i alopecisë te gratë, që manifestohet me humbje të konsiderueshme të vëllimit, veçanërisht pas veshëve. Rritja e nivelit të androgjenit dhe ulja e estrogjenit pengojnë rritjen e folikulave të reja dhe dobësojnë ato ekzistuese.

Alopecia e fibrozës frontale

Kjo formë e alopecisë shfaqet më shumë te femrat sesa te meshkujt dhe kararakterizohet nga rënia graduale e flokëve duke filluar nga pjesa e përparme e kokës, dmth nga fillimi i vijës së ballit. Duke qenë se është një nga format më të rralla të alopecisë, dermatologët nuk kanë arritur të përcaktojnë akoma shkakun e vërtetë të saj. Një hipotezë e lidh atë me ndryshimet hormonale nga menopauza, por janë ende në kërkim. Pavarësisht kësaj, qendrat e specializuara po studiojnë sëmundjen dhe po përpiqen të ofrojnë zgjidhje individuale me opsione të ndryshme terapeutike.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor