
Magjia e bizhuterive të Alba Ruços, po zgjedhja juaj cila do të ishte?
Në një botë ku bukuria nuk njeh kufij, bizhuteritë qëndrojnë si një ‘testament’ rrezatues i artit të holl&...
Po të pyesësh dikë që mban kafshë shtëpiake, do t’ju tregojë menjëherë sa nddihmojnë me përballimin e stresit. Ndaj dhe kujdesi që u ofrojmë atyre duhet të jetë më i miri. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla shumë të thjeshta që mund të ndiqni për të reduktuar sa më shumë dëmet që mund t’u shkaktohen.
Aktiviteti fizik është po aq i rëndësishëm për kafshët tuaja, sa edhe për ju
Sipas ekspertëve duhen të paktën 30 minuta aktivitet në ditë për të reduktuar rrezikun e mbipeshës apo shfaqjes së artritit nga letargjia. Ndaj dhe veterinerët këshillojnë që qentë t’i nxirrni sa më shpesh për të ecur, me macet të luani në shtëpi për t’i bërë të lëvizin sa më shumë.
Mos harroni ushqyerjen e shëndetshme
Mundohuni që kafshëve tuaja shtëpiake t’i jepni ushqimin e duhur, dhe të reduktoni sa më shumë ushqimet e papërshtatshme. Mund të përmendim këtu produktet me sheqer, apo ato të mishit të përpunuar, të cilat nxisin shfaqjen e shumë problemeve shëndetësore. Gjithashtu tregoni kujdes edhe me sasinë e ushqimit, llogariteni në varësi të peshës trupore dhe moshës.
Tregoni kujdes nga tymi
Siç pohojnë edhe ekspertët, tymi i krijuar nga djegia e cigares lëshon në ajër rreth 6000 substanca të dëmshme. Nga këta element, 100 kanë treguar se janë toksike për shëndetin, por jo vetëm të njerëzve. Këto substanca rrezikojnë edhe kafshët tuaja shtëpiake. Këshilla më e mirë do të ishte të linit cigaren, por për të rriturit që zgjedhin ta vazhdojnë dhe duan të kujdesen më mirë për kafshët e tyre shtëpiake, ju tregojmë rreth alternativave që reduktojnë dëmin. Cigaret elektronike janë një kategori e cila eliminon djegien e duhanit, pasi funksionon duke avulluar nikotinë të lëngëzuar. Një tjetër alternativë pa tym, janë edhe pajisjet me ngrohje, të cilat punojnë duke ngrohur fijet e duhanit, pa arritur pikën e djegies. Të dyja këto alternativa, reduktojnë prodhimin e 95% të substancave të dëmshme që përmendëm më lart. Kështu ju do të reduktoni dukshëm kimikatet që miqtë e vegjël do të përthithin.
Në një botë ku bukuria nuk njeh kufij, bizhuteritë qëndrojnë si një ‘testament’ rrezatues i artit të holl&...
E mbani mend periudhën e artë të lulëzimit të rrjeteve sociale, si Facebook apo Instagram? Dy realitete të reja teknologjike q&e...
Të dyja i kemi parë shumë të afërta me njëra- tjetrën, duke shijuar dreka e darka madje dhe familjare ku siç e kemi ...