Bukuria 11 Prill 2022

Themeluesja e "Huda Beauty" flet për standardet FAKE të bukurisë "Filtrat po tjetërsojnë mënyrën si shohim veten"

Bukuria

Ish-shtëpiakja e dëshpëruar, Eva Longoria, është tërhequr përkohësisht nga aktrimi për t'iu dedikuar televizionit, më konkretisht podcast-it të saj më të ri "Connections with Eva Longoria", ku së fundmi ka mikpritur Huda Kattan, themeluesen e "Huda Beauty", markës së njohur të produkteve kozmetike në të gjithë botën. Të dy mikeshat folën gjithashtu si t'u mësojnë fëmijëve të tyre dashurinë për veten, në një botë të dominuar nga filtrat e “FaceTune” dhe operacionet plastike.

"Vajza ime, tani është dhjetë vjeç dhe më kujtohet si ulesha dhe e shihja duke bërë foto. Ajo refuzonte të bënte foto pa filtra e Snapchat-it pasi nuk donte që shoqet ta shihnin ashtu siç ishte në të vërtetë. E kuptova se në fakt është normale për brezin e saj dhe normalja për fat të keq është të mos shfaqen si të vërtetë."-tha themeluesja e "Huda Beauty".

Ndër të tjers ajo tha se ka një mesazh më të fuqishëm pas markës së saj për të mos patur “Photoshop” në foto apo video. "Gjithmonë e më shumë jam duke u përpjekur të mos bëj Photoshop. Nëse grimi është i mirë, tregojeni. Gjithashtu, nuk më pëlqen mënyra se si i përdorim modelet. Unë mendoj se është mirë të tregojmë njerëz të vërtetë, lëkura të vërteta duke përdorur produktet. Mendoj se duhet të jemi pak më të sinqertë në industrinë e bukurisë."-përfundoi ajo.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor