Floket 12 Prill 2022

Të dish është më mirë se të kesh, këto janë 2 vajrat që duhet të përdorni për flokë të bukur e të shëndetshëm

Floket

Shampot e kushtueshme dhe maskat e flokëve mund të jenë të mira, ama asgjë nuk jua sjell flokun në një gjendje më të mirë sesa vajrat natyralë, sidomos nëse aplikoni dy vajrat e mëposhtëm. 

Vaj livandoje

Shtimi i disa pikave vaj livandoje në shampo mund të nxisë rritjen e folikulave të reja, por edhe të ushqejë flokun në tërësi. Ai ndihmon gjithashtu për të pasur skalpin e pastër dhe të shëndetshëm. “Vaji esencial i livandos ndihmon flokët të rriten më shpejt. Shtoni disa pika në shampo ose në balsam”,- sugjeron Ghanima Abdullah, ekspertet e njohur e fushës së kozmetikës. Sidoqoftë, ajo shton se ky lajm nuk duhet t’ju ekzaltojë për të parë rezultatet brenda ditës: "Duhet të paktën një muaj për të filluar të shohësh rezultate."

Vaj mente

“Vaji esencial i mentes është një ushqyes mjaft i mirë për flokët në fazën e rritjes. Pra, nëse disa nga gjëndrat tuaja të flokëve pushojnë natyrshëm, pa prodhuar qime, ju mund t'i vini përsëri në veprim me vaj esencial menteje",- shpjegon Abdullah. "Kjo do t'ju ndihmojë të keni flokë më të trashë, sepse do të keni më shumë folikula që prodhojnë flokë njëherësh. Ky vaj esencial ftoh lëkurën me shpejtësi, kështu që është më mirë për përdorim gjatë pranverës."

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor