Modë 15 Prill 2022

Të dukemi si yjet e ekranit me të bardhën dhe blunë, tendencat e pranverës 2022

Modë

Bukuria e ndërrimit të stinëve qëndron në luajtjen me kombinimin e ngjyrave dhe shtresave të veshjeve. Mënyra më e lehtë dhe e sigurt? Është padyshim kombinimi klasik bardheblu dhe më poshtë po iu tregojmë tri mënyra si t'i bëni bashkë këtp ngjyra për t'u dukur sa më bukur në pranverë.

Pamja bardheblu sipas aktores Sienna Miller

Ndër kombinimet kromatike të pëlqyera nga yjet, varianti në ngjyrë blu dhe të bardhë krem ​​është më eleganti dhe më i sofistikuari deri tani. Detaji që bën diferencën është shtimi i pulovrës me jakë të madhe. Kjo veshje është e përshtatshme për takime të rëndësishme në zyrë, por edhe për të pirë diçka me miqtë në fund të ditës.

Versioni me xhaketën xhins...

Një kombinim klasik i mrekullueshëm i modës pranverore, fustani i bardhë  me xhaketë xhins do t'ju japë gjithashtu një pamje të bukur mes hijeshisë dhe sportivitetit.

Kombinimi me këmishën e bardhë

E pastër dhe shumë e rafinuar, këmisha e bardhë është elementi kyç që ju lejon të bëni pjesë të pamjes suaj trendin bardhë/blu në një mënyrë shumë të thjeshtë.  Fokusi i veshjes është këmisha e bardhë në masë goxha të madhe, e cila në këtë rast ka edhe detajin e mëngëve të fryra. Kombinimi funksionon më mirë me pantallonat me bel të lartë që janë të ngushta tek ijet, por të gjera nga fundi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor