Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Recetë shumë e vjetër e Emilia Romanjës, e trashëguar brez pas brezi nga gjyshet, tipike për Pashkën (por jo vetëm). Në fakt, ngjan shumë me supën stracciatella romana. Është e lehtë, ka shije delikate dhe mund të pasurohet sipas dëshirës me aroma të ndryshme.
PËRBËRËSIT:
• 1 kokërr vezë
• 20 g djathë Parmigiano-Reggiano i grirë
• 20 g bukë e thekur, e grirë
• pak kripë e arrë moskat
• 250 ml lëng mishi i përgatitur në shtëpi me kocka dhe perime ose lëng i gatshëm.
PËRGATITJA:
1. Vëmë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë.
2. Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës. Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi
ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e kaurdisim pa ndërprerje me lugë druri. E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe
e heqim menjëherë. E shërbejmë me pak gjalpë të Tretur sipër.
KOHA E PËRGATITJES: 10 MIN
KOHA E ZIERJES: 20 MIN
SHËRBEHET PËR PERSON: 1
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...