Orakulli i kuzhinës
Të gjithë, kudo në botë e njohin kafen turke, jo vetëm për shijen e saj të veçantë, por edhe për mënyrën e veçantë të përgatitjes. Në gjithë botën besohet se dashuria kalon nga stomaku, në perandorinë Otomane e në Turqinë e ditëve të sotme, dashuria kalon në filxhanin e kafesë.
Mjeshtëria dhe teknika në përgatitjen e kafes turke
Bluarja e kafes
Kafja e bluar e freskët është çelësi i suksesit të një filxhani të shijshëm. Zakonisht, amvisat mbajnë në shtëpi mulli kafeje të përmasave të vogla për të prodhuar kafenë pluhur njësoj si kakaoja. Sasitë e mëdha duhen ruajtur në një enë qelqi të mbyllur hermetikisht.
Shërbimi
Shërbimi është një aspekt i rëndësishëm që ka shumë ndikim në shijen e kafes turke. Ajo shërbehet në filxhanë më të vegjël se ato të llojeve të tjera të kafes. Çdo amvisë e di se sa ia shton lezetin kafes, një filxhan i bukur e ihijshëm.
Xhezveja
Xhezveja duhet të jetë prej bakri ose inoksi. Ajo rekmandohet e vogël me të cilën mund të përgatisni një ose maksimumi dy filxhanë kafeje.