Orakulli i kuzhinës 18 Prill 2022

Detoksikoni trupin me smoothie, ja si të bëni recetën e preferuar të Jennifer Lopez,

Orakulli i kuzhinës

Duket sikur Jennifer Lopez ka bërë pakt me djallin për të qenë gjithmonë në super formë. Ylli i "Love don't cost a thing", "Let's get loud", "Ain't your mama" etj duket gjithmonë mbresëlënëse në daljet e saj publike, por edhe në përditshmëri. Këngëtarja nuk është vetëm e bukur, ajo ka forma perfekte dhe kjo është e padiskutueshme.

Nëse mendoni që gjithçka është meritë e gjeneve të mira apo trajtimeve të ndryshme, gaboheni pasi për Jennifer Lopez gjithçka nis nga tryeza. 52-vjeçarja i kushton shumë rëndësi të ushqyerit dhe një smoothie është zgjedhja më e mirë për të përshpejtuar metabolizmin që në pikë të mëngjesit.

Përbërësit: 1 filxhan boronica, 1 filxhan mjedra, 1 filxhan kos, 1 lugë proteinë me shije vaniljeje (mund të përdorni edhe pak ekstrakt vanilje si zëvendësues), 1 lugë çaji kanellë, 2 lugë çaji mjaltë, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe disa kuba akulli. 

Përgatitja: Hidhini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini derisa të përzihen plotësisht. Pijeni esëll, por edhe disa herë gjatë ditës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor