Floket 19 Prill 2022

Vajrat natyralë më të mirë për rritjen e flokëve që parukieret ua mbajnë fshehur

Floket

Flokët janë gjysma e bukurisë dhe si të tilla kërkojnë shumë kujdes. Të kesh flokë të gjatë, të shëndetshëm dhe me volum kërkon përkujdes të përditshëm. Fatmirësisht, në ditët e sotme mund të gjesh metoda të ndryshme për t’i mbajtur flokët e shëndetshëm. Disa nga opsionet më të mira janë vajrat natyralë, të cilët ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe i mbajnë ato të shëndetshëm.

Më poshtë do të gjeni disa nga vajrat natyralë më të mirë për rritjen e flokëve.

Vaj i rozmarinës: Rozmarina dhe vaji i saj esencialë përdoren shumë në produktet kozmetike për rritjen e flokëve. Vaji i rozmarinës forcon rrënjët e flokut dhe stimulon në rritjen e tyre. Mjafton vetëm të hidhni pak vaj rozmarine në shampo dhe do të shihni rezultate të menjëhershme.

Vaji i kastorit: Për vite me radhë ky vaj është përdorur për të detoksifikuar dhe pastruar trupin. Por, shumë pak njerëz e dinë se ky vaj mund të stimulojë rritjen natyrale të flokëve dhe të mbajë lëkurën e kokës të shëndetshme.

Vaji i arganit: Vaji i arganit ka fituar shumë popullaritet këto vitet e fundit dhe është cilësuar si produkti i duhur për mirëmbajtjen e flokëve, Përdorimi i rregullt i vajit të arganit ndihmon në riparimin e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor