Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ndonjëherë ndryshimi mes një grimi të përsosur dhe një grimi që lë për të dëshiruar, qëndron në gjërat e vogla. Grimerja me përvojë Cheryl Cavanaugh tregoi se si të aplikoni në mënyrën e duhur korrektorin që lëkura e lëshuar vizualisht të duket plotësisht e tendosur.
Me kalimin e moshës zvogëlohet niveli i kolagjenit dhe për këtë arsye shfaqen rrudhat e para. Dhe duke marrë parassyh efektin që ka graviteti, lëkura bëhet më e lëshuar. Ekspertë të mjekësisë estetike zakonisht u këshillojnë zonjave që pas një moshe të caktuar të vendosin mbushës në zonat delikate të fytyrës, që fillojnë të "lëshohen" të parat. Me këshillën e kësaj grimiereje ju mund ta ruani rininë tuaj vetëm me ndihmën e korrektorëve, nuk keni nevojë për korrigjime të shtrenjta estetike!
Nëse korrektori aplikohet në mënyrën e duhur, arrihet efekti vizual i një fekti "lifting" të vogël të fytyrës. Ajo përdor një korrektor ngjyrë pjeshke, i cili aplikohet me një furçë të hollë poshtë këndit të jashtëm të syrit, poshtë dhe djathtas vrimës së hundës dhe në të njëjtin drejtim poshtë këndit të jashtëm të buzëve. Lëvizja shkon nga poshtë lart.
Më pas, me një furçë më të trashë, përzien mirë këtë korrektor dhe vazhdon me grimin. Sipërfaqet më të lehta japin efektin që e gjithë pjesa e mesme e fytyrës të ngrihet paksa dhe të freskohet.
View this post on Instagram
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...